Si të përballeni me menaxherët xhelozë?
Të krahasuarit me të tjerët është diçka që nuk i ndahet jetës së njerëzve. Që nga fëmijëria e deri në pjekje njerëzit janë të prirur që ta krahasojnë veten me shokun ose shoqen përreth. Por, kjo ndodhë edhe në vendin e punës, madje është diçka e zakonshme. Ndonjëherë ka zili për prezantimin shembullor të kolegut, ndonjëherë për një kolege që u zgjodh për të punuar në një projekt me përfitim të lartë, e ndonjëherë përballemi me xhelozi si përgjigje për sukseset tona.
Epo, çfarë nëse xhelozia po vjen nga menaxheri juaj?
Duket të jetë pak e çuditshme që një menaxher i i cili i udhëheqë dhe motivon punonjësit t’i xhelozojë punonjësit, por kjo ndodhë me një menaxher të pasigurt, i cili ballafaqohet me një vartës që e tejkalon atë, dhe kjo e bën që ai të ndihet i kërcënuar. Madje, sipas Harvard Business Review, në raste të tilla, menaxherët priren të reagojnë në disa mënyra:
Reagimet që nuk do t’ju dëmtojnë: Menaxheri juaj gjen një mënyrë për t’u vetëvlerësuar me përulësi dhe beson se performanca juaj është e lartë, sepse jeni të jashtëzakonshëm.
Në raste të tilla, mund të zbuloni se menaxheri juaj i thotë vetes një tregim të rremë për performancën tuaj: se popullariteti juaj është rezultat i gjenialitetit dhe privilegjit tuaj. Kjo i ndihmon ata të justifikojnë mangësitë e tyre ose mungesën e popullaritetit në krahasim.
Reagimet që mund t’ju dëmtojnë: Menaxheri juaj shpesh mund të thotë ose të bëjë gjëra që mund ta bëjë të dukshme xhelozinë e tij. Këto janë shenjat që reagimet e tij janë të dëmshme:
- Ata gjithmonë gjejnë diçka për t’ju kritikuar rreth punës që keni bërë, edhe kur ajo po jep sukses dhe po vlerësohet nga të tjerët.
- Në mënyrë të vazhdueshme ju pengojnë gjatë takimeve
- Ata i nënçmojnë arritjet përballë ekipës
- Ju injorojnë
- Duket se kënaqen kur bëni gabime
- Ju japin projekte me të cilat nuk dëshiron askush të punojë
- A ndaj energji të njëjtë me këtë njeri?
- A ia jap meritat kur duhet?
- A shfaqi mjaftueshëm vlerësim dhe njohje për grupin tim pas suksesit tim?