Cilat janë shprehitë e një punëtori të përkushtuar?
Punëdhënësit gjithmonë kërkojnë të rekrutojnë persona të cilët kanë shprehi që i kontribuojnë të mirës së përgjithshme të kompanisë. Ata janë të gatshëm të paguajnë shumë për një punonjës të zellshëm, por ndonjëherë edhe nuk e bëjnë gjënë e duhur. Kjo ngase nuk fokusohen në vetitë që vërtetë e bëjnë një punëtor të rëndësishëm për kompaninë.
Punonjësit e mirë dallohen nga të tjerët për shumë arsye. AkademiPune, ju sjellë disa prej zakoneve të cilat e bëjnë një punëtor shumë të vefshëm për kompaninë.
Ata kanë integritet. Integriteti është baza e një kompanie të mirë dhe e njerëzve që janë pjesë e asaj kompanie. Integriteti vjen me krijimin e një relacioni të fortë me klientët dhe me stafin e kompanisë, bazuar në fjalë dhe veprime si dhe duke u mbështetur në parime.
Qetësojnë konfliktet. Vendi i punës di të jetë shumë stresues ndonjëherë dhe stresi mund të jetë shkaktar i konflikteve të shumta brenda kompanisë. Shumë punonjës, padashje krijojnë situata të cilat mund t’i afektojnë edhe pjesën tjetër të ekipit. Punonjësit e mirë, krijojnë vlerë kur i sjellin çështjet e rëndësishme në tryezë.
Parandalojnë gabimet. Ndonjëherë, edhe personat më produktivë mund të bëjnë gabime në punë. Por, punonjësit e përkushtuar, sigurohen që kompania të jetë e mbrojtur nga pakujdësitë në të shumtën e kohës.
Mësojnë të tjerët. Shumica e kompanive duan të kenë pjesë të stafit njerëz që ndihmojnë edhe të tjerët të zhvillohen. Punonjësit krijojnë vlera brenda kompanisë kur ua krijojnë mundësitë edhe të tjerëve të dallohen, te fitojnë aftësi dhe të krijojnë rol brenda kompanisë.
Janë të besueshëm. Ajo që më së shumti e bën një punëtor të jetë i besueshëm është mbajtja e fjalës. Punëtorët e besueshëm gjithmonë përfillin oraret, përfundojnë detyrat në kohë dhe janë të gatshëm t’i ndihmojnë kolegët kur kërkohet. Kur krijoni një reputacion të fortë brenda kompanisë, do të keni një punësim të qëndrueshëm dhe të jeni të vlerësuar nga punëdhënësi.
Hulumtojnë. Jo gjithmonë çdo propozim është i duhuri. Ndonjëherë propozime të caktuara mund të shkaktojnë shpërqëndrim brenda ekipit. Një punëtor i zellshëm, hulumton gjithmonë paraprakisht. Të tillë punëtorë, krijojnë vlerë brenda kompanisë duke i hulumtuar idetë para zbatimit, në mënyrë që të shmangin çdo lloj keqkuptimi brenda stafit.
Marrin inciativa. Punëdhënësit duan që ndonjëherë punëtorët të veprojnë sikur të jenë pronarë. Ka shumë prej punëdhënësve që vazhdimisht duhet t’ju tregojnë punëtorëve të tyre se çfarë duhet të bëjnë. Punonjësit krijojnë vlera kur i bëjnë vetë ato që janë të nevojshme pa ua thënë dikush. Duke marrë iniciativa, ju do të jeni produktiv dhe të shfaqni pasionin për punën tuaj. Marrja e iniciativave i bën punonjësit të jenë shumë më të kërkuar.
Krijojnë surpriza të këndshme çdo ditë. Mjedisi i punës mund të bëhet më produktiv kur ka kreativitet. Punonjësit e mirë stimulojnë energji dhe kreativitet në vendin e punës.
Janë bashkëpunues në ekip. Të pakta janë ato punë ku nuk duhet të punoni në ekipe. Aftësia për të komunikuar mirë dhe shkëmbyer informacionet dhe idetë me pjesën tjetër të ekipit është shumë e rëndësishme për të pasur një karrierë të suksesshme. Kur arrini të bashkëpunoni me të gjithë, patjetër që rezultatet nuk do të jenë negative në fund.
Shikojnë përpara. Punëdhënësit janë gjithmonë në kërkim të personave që shikojnë për procese të reja të së ardhmes dhe i mundësojnë kompanisë rritje.