www.ofertapune.net Udhëheqës për Menaxhimin e Rrezikut | PunaIme

Udhëheqës për Menaxhimin e Rrezikut

Kompania

SIGKOS

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-07-2024

Data e perfundimit

20-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

KS Sigkos ka kënaqësinë që të ftoj të gjithë të interesuarit të cilët janë proaktiv,  bashkëpunues dhe të përgjegjshëm, që të aplikojnë për pozitën në vijim.

Vendi i punës: Zyrtarë për Menaxhimin e Rrezikut

Kandidati-ja për këtë vend pune duhet të jetë person me integritet, i cili është i gatshëm të ushtroj ne mënyrë të pavarur funksionin e zyrtarit për menaxhimin e rrezikut ne përputhje me legjislacionin ne fuqi për industrinë e sigurimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja dhe zbatimi i një procesi të përgjithshëm të menaxhimit të rrezikut për kompaninë, i cili përfshin një analizë të ndikimit financiar në kompani kur ndodhin rreziqet;
  • Monitorimi dhe vlerësimi i performancës së kompanisë në zbatimin e rrezikut në procesin e saj të vendimmarrjes dhe propozimi i përmirësimeve në vazhdimësi;
  • Analizimi i rreziqeve aktuale dhe identifikimi i rreziqeve të mundshme materiale individuale dhe të agreguara të siguruesit;
  • Ndërtimi i ndërgjegjësimit të stafit të kompanisë për rrezikun duke ofruar mbështetje dhe trajnime;
  • Trajtimi i rreziqeve që rrjedhin nga marrëveshjet e kompensimit si dhe nga skema e bonuseve si dhe kryeja e stres-testeve të rregullta;
  • Vlerësimi i mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm në vazhdimësi në mënyrë që të identifikojë dhe të vlerësojë rreziqet e mundshme sa më herët që është e mundur;
  • Vlerësimi i trajtimit të mëparshëm të rreziqeve të kompanisë dhe krahasimi i rreziqeve të mundshme me kriteret e përcaktuara nga kompania siç janë kostot dhe kërkesat ligjore.
  • Mbështetje e Bordit, Komitetit të Rrezikut dhe Menaxhmentit të Lartë të kompanisë në kryerjen e përgjegjësive të tyre përkatëse, përfshirë ofrimin e analizave profesionale dhe kryerjen e rishikimit të rreziqeve ;
  • Informimi i Menaxhmentin të Lartë dhe raportimi i rregullt te Bordi dhe Komiteti i Rrezikut, lidhur me profilin e rrezikut të siguruesit dhe detajet e rreziqeve ndaj të cilave siguruesi është i ekspozuar si dhe propozimi i metodave të përshtatshme për zvogëlimin e këtyre rreziqeve;
  • Kryen edhe pune tjera sipas legjislacionit për sigurime dhe Komitetit te Rrezikut.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në njërin nga drejtimet: menaxhim të rrezikut, ekonomik/financiar, administrim te biznesit, juridik, ose disiplina te ngjashme;
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të rrezikut në industrinë financiare apo industri tjetër relevante;
  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën e menaxhimit të rrezikut;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në të shkruar ashtu edhe në të folur,
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Procedura për aplikim:

Kandidatët për këtë pozitë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e tyre si më poshtë:

  • Biografinë: CV-në, letër motivimin, diplomën dhe dëshmitë tjera te kualifikimit, përvojën e punës, kopjen e letërnjoftimit etj,
  • Kandidatët mund te aplikojnë duke dorëzuar dokumentet ne zarf te mbyllur ne adresën: Kompania e Sigurimeve “SIGKOS”, Prishtinë, Kompleksi Riera Z10 Rruga Magjistrale Prishtinë-Shkup, 10000, mund te aplikoni edhe duke derguar dokumentacionin ne e-mail: [email protected] ose duke aplikuar online.

Afati i aplikimit është deri me datë: 20 korrik 2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur

APLIKO ONLINE