www.ofertapune.net Zyrtare ie Thesarit dhe Pagesave | PunaIme

Zyrtare ie Thesarit dhe Pagesave

Kompania

Meridian Corporation

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-04-2025

Data e perfundimit

14-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Korporata Meridian është njëra ndër ndërmarrjet më të suksesshme në vend dhe njëherësh partner shumë serioz i brendeve më të fuqishme botërore të cilat distribuohen në Kosovë. Përkushtimi maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut janë elementet kyçe mbi të cilat punon Korporata Meridian. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Korporatës Meridian ju ftojmë të aplikoni për:

VEND TË LIRË PUNE:

Posti: Zyrtare ie thesarit dhe pagesave

Lokacioni: Zyra Qendrore – Prishtinë, Rr. Hyrije Hana p.n., Zona Industriale 

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Në baza ditore regjistron gjendjet e bankave, kontrollon saktësine e regjistrimit dhe postimit të transaksioneve në llogaritë përkatese kontabël  
  • Përgjegjës për kryerjen e rakordimit periodik kontabël, duke përfshirë rregullimet e mundshme të transaksioneve, komfort dokumenteve të  ekstrakteve bankare
  • Procesimi i ekzekutimeve të pagesave kundrejt faturave, sipas planit të aprovuar nga menaxheri i Thesarit;
  • Arkivimi i ekstrakteve bankare të firmosura në mbyllje të procesit
  • Në baza ditore pergadit raportin e pagesave të realizuara dhe krahason me planin e pagesave;
  • Ne baza periodike (ditore, javore apo mujore), sipas kerkeses se menaxherit te Thesarit pergadite planin e pagesave; 
  • Përpilimi në fund të ditës i raportit per pagesat e realizuar, si dhe përgaditja e planit te pagesave për diten vijuese; 
  • Përpilimi në fund të ditës i raportit me hapjen e arkës, arkëtimet dhe pagesat e kryera, mbylljen e arkës, dhe ngarkesat e pagueshme në mbërritje;
  • Marrja nga bankat e kopjes së firmosur të ekstraktit dhe mbajtja e kontakteve me bankat
  • Pregaditja e raporteve tjera periodike sipas listës së raporteve të aprovuara nga menaxhmenti apo sipas kerkesave ad hoc te menaxherit te thesarit;
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi i tij/saj që ndërlidhen me pozitën

Kualifikimet Profesionale

  • Preferohet fakulteti i përfunduar në drejtim të Financës dhe Kontabilitetit;
  • Përvoje pune së paku 2 vite në punë të njëjtë.
  • Preferohet të njohë sistemet të kontabilitetit NaVision
  • Preferohet të ketë punuar në kompani me aktivitet të tregtisë dhe distribuimit
  • Aftësi të mira të programeve kompjuterike (Excel, Word);

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të elektronike përmes butonit “Apliko Këtu” ose në këtë adresë: [email protected]

Konkursi qëndron i hapur prej datës 05 Prill, 2025 deri më 14 Prill, 2025.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?