www.ofertapune.net Zyrtar(e) i/e Lartë për Mbrojtjen e Depozitorëve | PunaIme

Zyrtar(e) i/e Lartë për Mbrojtjen e Depozitorëve

Kompania

Fondi i Sigurimeve të Depozitave në Kosovë (FSDK)

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23/11/2020

Data e perfundimit

07-12-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) shpallë:

Konkurs për vend pune

  • Titulli: Zyrtar(e) i/e Lartë
  • Njësia: Për Mbrojtjen e Depozitorëve dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar
  • Raporton: Drejtorit Menaxhues të FSDK-së apo Udhëheqësit të Njësisë nëse aplikohet.
  • Niveli: Niveli – I

Zyrtar(e) i/e Lartë do të jetë përgjegjës/e për ngritjen e vetëdijesimit të publikut në Kosovë mbi sistemin e sigurimit të depozitave; komunikimin me depozitorët e siguruar në sektorin bankar; mediat dhe akterët tjerë të interesuar mbi sistemin e sigurimit të depozitave; koordinimin e komunikimit të FSDK-së me homologët ndërkombëtarë; përfshirë komunikimin me akterët relevant gjatë periudhave të ashtuquajtura të krizës sipas përcaktimit dhe delegimit; dhe koordinimin e aktiviteteve tjera drejt mbrojtjes së depozitorëve sipas përcaktimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për aktivitetet e vetëdijesimit publik, hartimin dhe ekzekutimin e gjithmbarshëm të politikave dhe procedurave të FSDK-së përfshi hartimin dhe zbatimin e strategjisë, për vetëdijesimin publik mbi të drejtat dhe kufizimet e sistemit të sigurimit të depozitave në Kosovë.
  • Koordinimin dhe monitorimin e Bankave Anëtare të FSDK-së mbi pajtueshmërinë me rregullativën e FSDK-së mbi informimin e depozitorëve me sistemin e sigurimit të depozitave në Kosovë.
  • Përgjegjës për koordinimin e hartimit të të gjitha dokumenteve për llogaridhënie publike dhe dokumentet e komunikimit me palët e jashtme, përfshirë Raportin Vjetor të FSDK-së, si dhe dokumente tjera
  • Përgjegjës për komunikim konsistent me palët e jashtme përfshirë hartimin e njoftimeve për shtyp, njoftimet për rrjetet sociale dhe Webfaqen e FSDK-së.
  • Përgjegjës për komunikim dhe bashkërendim me palët e interesuara të jashtme, përfshirë agjencitë ndërkombëtare dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
  • Kryejë detyra tjera sipas caktimit nga Drejtori Menaxhues i FSDK-së dhe Udhëheqësi i Njësisë nëse aplikohet.

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi apo tjera fusha por që kanë koncentrim profesional në Ekonomi; Marketing; Bashkëpunim Ndërkombëtar; Dizajn ose ndonjë fushë tjetër të përafërt.

Përvoja e kërkuar:

  • Së paku tri (3) vite përvojë pune
  • Përvoja të jetë e dëshmuar përmes kontratave të punësimit dhe dëshmive të trustit pensional.

Njohuri, Aftësi dhe gadishmëri tjera të kërkuara:

  • Njohuri të mirë të gjuhës Angleze me shkrim dhe në të
  • Njohuri të azhurnuara të aplikacioneve aktuale kompjuterike financiare, si dhe programeve të Microsoft
  • Aftësi komunikuese dhe koordinuese të shkëlqyera.
  • Aftësi për mendim analitik dhe strategjik. Qëndrim proaktiv, të vendosur dhe të
  • Aftësi për të punuar në grup; dhe kryej detyra të shumta në të njëjtën kohë;
  • Qasje fleksibile ndaj detyrave të ndryshme dhe orarit të punës.
  • Gatishmëri për të avancuar njohuritë në fushat e kërkuara nga përgjegjësitë dhe detyrat.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet në vijim:

  • CV të detajuar (të shënohet e-mail adresa në CV për kontaktim me shkrim nga FSDK).
  • Letrën motivuese ku theksohet interesimi për pozitën.
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it; Kopje të çertifikatave
  • Dëshmitë e përvojës punës (Kontratat mbështetur me dëshmi të gjendjes së trustit).

Si të aplikoni:

  • Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 7 Dhjetor
  • Mund të aplikoni përmes postës elektronike në adresën: [email protected] duke bashkangjitur komplet dosjen, ose t’a dorëzoni në zarf në zyret e FSDK-së (adresa: Rr. Pashko Vasa, p.n, Kati i I-rë, Lagjja “ Qyteza Pejton”).
  • Kandidatët e përzgjedhur për testim do të njoftohen me e-mail brenda 7 ditëve kalendarike nga data e mbylljes së
  • Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të informohen brenda 7 ditëve kalendarike pas datës së

Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

⇒ Shpallja e plote.