Zyrtar të shitjes dhe Transportit (3)
Data e publikimit
31/05/2020
Data e perfundimit
10-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kompania Oxa-Group, me seli në Ferizaj, për plotësim të nevojave të kompanisë, hap konkurs për:
Zyrtar të shitjes dhe Transportit – Tre pozita të lira
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Promovon produktet e kompanisë dhe realizon shitjen e tyre;
- Në kuadër të territorit të paracaktuar, performon vizita të rregullta tek klientët, realizon mbledhjen e porosive të reja dhe i vendos ato tek kompania;
- Dërgon porositë sipas kërkesave të klientëve brenda territorit të Kosovës dhe jo vetëm;
- Koordinon me prodhimin kohën e dërgesave tek klientët dhe përkujdeset për kontrollin e kualitetit dhe gjendjen e mallit në ditën e dorëzimit.
- Hulumton dhe analizon tregun për klientë të rinj në mënyrë që të rrisë prezencën e produkteve të kompanisë, në nivel vendi;
- Monitoron pagesat e klientëve dhe sigurohet që të njëjtat janë realizuar sipas marrëveshjes;
- Monitoron konkurrencën, vlerëson impaktin, dhe raporton të gjeturat tek Menaxhmenti i kompanisë;
- Në vazhdimësi hulumton tregun lidhur me çmimet e materialeve me qëllim të rritjes së efiçiencës në prodhim;
- Ndër vepron me furnitorët dhe palët e treta lidhur me obligimet që dalin nga marrëdhëniet klientë-furnitorë;
- Mirëmban raportet me klientët dhe promovon qasje pozitive;
- Përpilon dhe harton raporte të ndryshme ditore/javore lidhur me aktivitetet e shitjes dhe rritjes së prezencës së produkteve të kompanisë tek klientët ekzistues/të rinj;
- Si dhe detyra të tjera të ndërlidhura me natyrën e punës.
Kushtet për aplikim
- Të ketë të mbaruar së paku shkollën e mesme, diploma universitare në fushat relevante do të konsiderohet përparësi;
- Patentë-shoferi: Kategoria “B” – të këtë një rekord të pastër të ngasjes ( Kategoria C është përparësi);
- Të ketë përvoje relevante pune në fushën përkatëse;
- Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
- Kandidatët preferohen të jenë nga Komuna Ferizajt apo rrethina.
Aftësitë dhe shkathtësitë
- Të ketë aftësi të larta komunikimi, si në të folur ashtu dhe në të shkruar;
- Të ketë aftësi organizative, të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
- Të ketë aftësi të mira koordinimi dhe punë në ekip;
- Qasje proaktive me fokus në zgjidhje të problemit.
Çka ofron kompania:
- Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi (Kandidatit më të suksesshëm kompania do të i ofroj kontratë të rregullt pune me një periudhë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajve);
- Mundësi avancimi në karrierë;
- Pagë konkurruese.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV në adresën elektronike [email protected] duke cekur pozitën për të cilën aplikoni në subjekt. Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese, referencë, certifikata të trajnimeve do të merret parasysh.
Afati i fundit për aplikim data 10 Qershor 2020