www.ofertapune.net Zyrtar Risku | PunaIme

Zyrtar Risku

Kompania

Capital

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-06-2024

Data e perfundimit

19-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE 

-ZYRTAR RISKU- 

IFJB “CAPITAL”, Zyra Qendrore me date 03.06.2024 shpall konkurs për plotësimin e pozitës së punës:

Zyrtar Risku

(Një vend pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për përcaktimin e nivelit të rrezikut për Institucionin,
  • Zhvillon dhe zbaton strategji për uljen e rrezikut në mënyrë që të minimizojë humbjet e mundshme,
  • Përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave për menaxhim të rrezikut për të qenë në përputhje me kërkesat dhe standardet e Institucionit dhe industrisë,
  • Përgjegjës për ofrimin e raporteve të rregullta mbi profilin e rrezikut të Institucionit, duke përfshirë procesin e identifikimit, vlerësimit, matjes dhe uljes të rrezikut në Komitetin e rrezikut.
  • Konsultohet me departamentet dhe të punësuarit e tjerë për evidentimin e rrezikut dhe bashkëpunon me të gjitha departamentet për optimizimin e proceseve,
  • Bashkëpunon ngushtë me të gjitha palët e interesuara për kontrollin e brendshëm, kontrollin e duhur të auditimit dhe rishikimet e auditimit të jashtëm,
  • Përgatit dhe kryen trajnime të rrugllta për stafin për vetëdijësimin dhe kuptimin e politikave dhe procedurave të menaxhimit të rrezikut,
  • Çdo detyrë tjetër sipas kërkesës nga Kryeshefi Ekzekutiv dhe Komiteti i rrezikut

Kualifikimet:

  • Eksperiencë të fushës së Menaxhimit të Rrezikut (minimum prej dy vite)
  • Aftësi të mira analitike duke përfshirë përvojë në analizë statistikore dhe modelim të rrezikut,
  • Njohja me kërkesat rregullatore dhe standardet e industrisë në lidhje me menaxhimin e rrezikut në Institucione

Kandidati/ja duhet t’i dorëzojë këto dëshmi:

  • CV-në,
  • Kopja e dokumentit të identifikimit,
  • Dëshminë e shkollimit,
  • Dëshminë për përvojën e punës,
  • Referencat si dhe certifikatat tjera profesionale,
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 3 muaj).

Dokumentet e kompletuara dërgohen përmes e-mail: [email protected], apo mund të aplikoni përmes butonit “Apliko Këtu”.

Afati i aplikimit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, nga data: 03.06.2024 deri më datë: 17.06.2024.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen në intervistë!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?