www.ofertapune.net Zyrtar Raportues për Zyrën Qëndrore (1) | PunaIme

Zyrtar Raportues për Zyrën Qëndrore (1)

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-11-2023

Data e perfundimit

06-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

KosInvest hap konkurs pune për pozitën 

Zyrtarë Raportues (një) për Zyrën Qëndrore 

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhuar në Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvillimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive. 

Përgjegjësitë Kryesore:    

  • Pozita Zyrtarë Raportues bën pjesë në Departamentin e Financave;
  • Kontribuon në arritjen e qëllimeve të KosInvest, duke mbështetur operacionet financiare duke kryer funksione të kontabilitetit që kanë të bëjnë me rishikimin, analizimin dhe mirëmbajtjen e pasqyrave, regjistrave dhe raporteve të ndryshme financiare;
  • Sigurohet që aktivitetet e kontabilitetit janë në përputhje me procedurat e përcaktuara ligjore, rregullatore dhe organizative
  • Sigurohet që deklarata mujore tatimore, përditësimi i aseteve fikse dhe transaksionet e tjera kontabël/financiare janë përgatitur dhe përditësuar siç duhet në baza të rregullta;
  • Përgjegjës për ofrimin e informacioneve financiare të përditësuara dhe të sakta.

 Njohuritë, Aftësitë dhe Kualifikimet e kërkuara:

  • Kërkohet diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik, Kontabilitet, Administrim Biznesi;
  • Njohuri të shkëlqyera të parimeve dhe praktikave të kontabilitetit;
  • Shkathtësi kompjuterike në Excel, Word, Powerpoint.
  • Preferohet përfundimi me sukses SCCAAKose kualifikime të ngjashme të kontabilitetit;
  • Preferohet së paku 2 vite eksperiencë pune në banka, institucione mikrofinanciare ose kompani auditimi;
  • Njohuri të shkëlqyra të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese, aftësi për t’u përshtatur në kërkesat në ambient të punës si dhe fleksibilitet në orarin e punës;
  • Preferohet përvojë pune në krijimin e raporteve dhe prezantimeve të tyre në Bordin e Drejtorëve.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected] 

Kujdes: Shëno pozitën përkatëse në CV dhe subjekt të emailit.Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është: 10 Dhjetor 2023.