www.ofertapune.net Zyrtar për Zhvillim | PunaIme

Zyrtar për Zhvillim

Kompania

Komuna e Kaçanikut

Lokacioni

Kaçanik

Data e publikimit

10-03-2022

Data e perfundimit

16-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ekonomi

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40 Komuna Kaçanik shpall:


Konkurs

Lëvizje brenda kategorisë

Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.

Titulli i pozitës së punës Zyrtar për Zhvillim

Klasa e pozitës Profesional 2

Koeficienti/Paga 6

Nr. i kërkuar 1

Data e njoftimit 22/02/2022

Afati për aplikim 09/03/2022 – 16/03/2022

Institucioni Komuna Kaçanik

Departamenti Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit

Divizioni Sektori i turizmit dhe zhvillimit ekonomik

Vendi i punës Kaçanik

Nr. i Referencës RN00008452

Kodi RPC0002244

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  2. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  3. Zhvillon aktivitetet rreth përgatitjes dhe hartimit të planeve të zhvillimit global strategjik të komunës për periudha të caktuara afatgjate dhe afatshkurtër ;
  4. Krijon parakushtet për nxitjen dhe përmirësimin e ambientit afarist lokal dhe këshillon përfaqësuesit e bizneseve locale për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në financa përmes ndërmjetësimit në mes të institucioneve financiare vendore dhe ndërkombëtare dhe bizneseve të ndryshme lokale;
  5. Harton analizat e kostove përfituese për projektet e mëdha të investimeve publike ( pip dhe cba ) si dhe bënë analizat për projektet konkrete ( swot-analizat ) ;
  6. Koordinon aktivitetet rreth promovimit të investimeve. Komunikon me investitorët potencial dhe siguron një bashkëveprim të vazhdueshëm duke dhënë udhëzime dhe këshilla të ndryshme për mundësinë e angazhimit të kapitalit të tyre në veprimtaritë prodhuese dhe shërbyese.
  7. Bashkëvepron me komunitetin e biznesit, krijon kushtet dhe mundësinë e promovimit të produkteve prodhuese dhe shërbimeve të ndërmarrjeve lokale përmes organizimit dhe pjesëmarrjes në panaire të ndryshme me karakter reklamues dhe komercial, poashtu përvetëson praktikat nga panairet tjera (tradicionale) të mallrave të ndryshme të prodhuara nga bizneset qoftë në vend apo jashtë vendit.
  8. Merr pjesë në grupe punuese, organizimin e konferencave të ndryshme rreth zhvillimit ekonomik lokal me qëllim të përvetësimit dhe zbatimit të praktikave të reja në komunë;
  9. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
  10. Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta
  • Të jetë nëpunes civilë i të njëjtës kategori për të cilen aplikon.
  • Të jetë nëpunes civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale.
  • Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
  • Të jetë vlerësuar të paktën ‘mire’ për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.
  • Në rastin e konkurimit për levizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to në Fakultetin Ekonomik.
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

5.Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për lëvizje brenda kategorisë do të shpallet më së largu deri më datën 23/03/2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
  1. Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë
  • 01/04/2022 në ora 10:00 në objektin e Komunës në Kaçanik
  1. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë
  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Intervistë
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  1. Mënyra e aplikimit
  • Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen