Zyrtar për TI (Teknologji Informative)
Data e publikimit
19/06/2020
Data e perfundimit
06-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
IT & Dizajn
Pozita e punës: Zyrtar për TI (Teknologji Informative), 1 pozitë;
Kohëzgjatja e kontratës: 1 vite, me mundësi vazhdimi;
Orari i punës: Orar i plotë i punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset për funksionin e të gjitha pajisjeve të teknologjisë informative për të krijuar një sistem funksional ne përputhje me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjes;
- Përgatitja e kërkesave të shfrytëzueseve dhe specifikacioneve tjera teknike;
- Bën montimin e pajisjeve të teknologjisë informative përfshirë kompjuter, printer, skaner dhe pajisje tjera;
- Mbikëqyrë rrjetin e internetit dhe wireless-it, bën shpërndarje të kohë pas kohëshme të rrjetit sipas nevojave të paraqitura;
- Sipas nevojës bën edhe formatizimet e PC-v;
- Ndihmon personelin e ndërmarrjes në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative;
- Instalon kompjuterët me sisteme operative Windows, Office dhe softuer tjetër sipas nevojës duke u kujdesur për ruajtjen e shënimeve;
- Ndihmon në rregullimin dhe monitorimin e masave përforcuese të programeve softuerike dhe shërbimet ndihmëse;
- Për sistemin informativ të qarkullimit të autobusëve në pritoret (stacione e vendosura nga komuna, kujdeset që sistemi të funksionoj mirë dhe viziton pikat e pritoreve duke monitoruar funksionimin e sistemit;
- Për punën e tij i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.
Përgatitja profesionale:
- Diplomë Universitare – Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Teknologji Informative, ose diplome tjetër të drejtimeve përkatëse;
- Përvojë punë profesionale 3 vite.
Shkathtësitë të tjera:
- Mirëmbajtje të kamerave;
- Help desk support;
- Mirëmbajtje e printerëve;
- Njohuri të shkëlqyera me Windows;
- Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Njohuri të mira të programeve kompjuterike.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidati/ja, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në email: [email protected]:
- Aplikacioni për punësim shkarkohet nga web-faqjaTrafiku Urban Prishtinë
https://trafikurban-pr.com/konkurse-pune/15/aplikacioni-per-pune
- Dëshmi mbi shkollimin.
- Kopja e letërnjoftimit.
- Certifikata tjera (përparësi).
- Dëshmi mbi përvojës së punës;
Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.
Informata të përgjithshme:
-Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.
-Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.
-Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.
Mënyra e Aplikimit:
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit : [email protected]
Konkursi është i hapur nga data 19.06.2020 dhe përfundon më datë 06.07.2020 në ora 24:00
Për informata rreth konkursit mund te telefononi në 045 10 11 33, ditëve te punës 08:00 – 16:00.
Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara, të pa skanuara dhe të pa nënshkruara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.