Zyrtar për Statistika
Data e publikimit
05-11-2024
Data e perfundimit
25-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Zyra e Kryeministrit të Kosovës-Agjencia e Statistikave te Kosoves shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për pjesëtarët e komuniteteve të nënpërfaqësuara
Emri i grupit Grupi i shkencave shoqërore
Titulli i pozitës së punës Zyrtar për Statistika
Klasa e pozitës Profesional 2
Koeficienti/Paga 5.1
Nr. i kërkuar 1
Kohëzgjatja e emërimit Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit 01/11/2024
Afati për aplikim 02/11/2024 – 01/12/2024
Institucioni Zyra e Kryeministrit të Kosovës-Agjencia e Statistikave te Kosoves
Departamenti Zyra rajonale Prizren
Divizioni
Vendi i punës Zyrtar për Statistika në Zyrën Rajonale në Prizren
Nr. i Referencës RN00015707
Kodi RPC0009246
1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
1. Angazhohet në realizimin e anketave sociale dhe të bujqësisë.
2. Kryen grumbullimin, monitorimin dhe kontrollimin e Çmimeve të konsumit të gjerë.
3. Kryen plotësimin, kontrollimin e Raporteve tremujore të çmimeve të statistikave afatshkurtra të prodhimit industrial-STS.
4. Kryen plotësimin, kontrollimin e Raporteve tremujore të statistikave afatshkurtra të ndërtimtarisë -STS
5. Kryen plotësimin, kontrollimin e Çmimet Indeksit të ndërtimit -IKN
6. Kryen plotësimin dhe kontrollimin e Raporteve të hotelerisë dhe turizmit.
7. Kryen plotësimin dhe kontrollimin e Raporteve tremujore të çmimeve të Importit -IMPI.
8. Kryen plotësimin dhe kontrollimin e Raporteve tremujore të prodhimit industrial- PPI.
9. Kryen kontrollin logjik të materialeve.
10. Bënë ndarjen dhe klasifikimin sipas rekomandimeve të zyrës qëndrore.
11. Angazhohet per trajnimin e stafit sipas nevojës.
2.Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor), Juridik, Ekonomik (pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale, Gjeografi, Administratë
Publike, Filologjik. - Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
4. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
5. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 16/12/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
7.Kriteret specifike shtesë
- Zhvillon raporte të mira me respodentët
- Udhëzon plotësimin e formularëve të anketave statistikore
- Bënë kontrollimin logjikë të hulumtimeve statistikore
- Kujdeset për shpërndarjen dhe grumbullimin e raporteve në teren
- Kryen dhe është përgjegjës për detyra tjera administrative dhe teknike.
- Kryen punë sipas rregullave dhe procedurave standarde të përcaktuara dhe me mbikëqyrje të herë pas hershme.
- Me kërkesën e Udhëheqësit të Zyrës Rajonale në Prizren, përcjell dhe monitoron personat e angazhuar në teren gjatë procesit te implementimit te projekteve të planifikuara nga ASK-ja.
- Gjatë aplikimit të bëhet deklarimi i përkatësis etnike.
8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
• Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
• Intervista – maksimumi 30 pikë
9. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
• Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
10. Mënyra e aplikimit
• Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
• Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
• Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen