www.ofertapune.net Zyrtar për Qeverisje të IT-së (m/f) | PunaIme

Zyrtar për Qeverisje të IT-së (m/f)

Kompania

Banka për Biznes

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-12-2024

Data e perfundimit

22-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

 Zyrtar për Qeverisje të TI-së (m/f)

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Teknologji Informative (TI) apo fushat përkatëse;
  • Preferohet përvoje e punës në qeverisjen e TI-së, auditimin e TI-së, apo fusha në pajtueshmërisë së IT-së;
  • Njohuri mbi standardet ndërkombëtare si ITIL, COBIT, NIST, menaxhimi i riskut të TI-së;
  • Njohuri të shkëlqyera në MS Office;
  • Përvoja me mjetet GRC përbën avantazh;
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira për prezantim dhe komunikim;

 Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbikëqyr objektivat e TI-së në përputhje me strategjitë e biznesit;
  • Siguron që aktivitetet dhe proceset e TI-së i përmbahen standarteve të brendshme dhe procedurave;
  • Promovon praktikat e standarteve ndërkombëtare në proceset e TI-së;
  • Punon me funksionet e Sigurisë së Informacionit, Riskut të Ti-së dhe Vazhdimësisë së biznesit për të siguruar që projektet dhe detyrat e kërkuara janë në përputhje me objektivat dhe përgatit raportet përkatëse;
  • Siguron implementimin e plotë të kërkesave që rrjedhin nga kuadri i menaxhimit të riskut të TI-së, duke përfshirë kontrollet;
  • Koordinon kontrollet e TI-së mes grupeve të TI-së dhe siguron që të gjitha kontrollet të kryhen sipas procedurave;
  • Mbikëqyr iniciativat strategjike dhe projektet brenda fushës së TI-së;
  • Mbikëqyr dhe mat rregullisht KPI-të e TI-së;
  • Jep kontribut në komitetet e TI-së;
  • Detyra të tjera sipas mbikëqyrësit direkt;                                                                                                           

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
  • Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
  • Të premtën me orar të shkurtuar;

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 22/12/ 2024.