Zyrtar për PR dhe Marketing dixhital
Data e publikimit
06-12-2022
Data e perfundimit
04-01-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Në bazë të vendimit për përsëritje të konkursit të miratuar me datën 06.12.2022 nga ana e U.d. Kryeshefit Ekzekutiv të NPL PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, e duke u bazuar në nenin nenit 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenit 4 pika 1,2,3,4,5, nenit 5 të udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenit 6, paragrafi 5, pika 5.1. dhe nenit 12 të Rregullores së Punës, N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. – Prishtinë, U.d. Kryeshefi Ekzekutiv me datë
06.12.2022, e PËRSËRITË:
KONKURSIN PUBLIK
- Titulli i vendit të punës: Zyrtar për PR dhe Marketing dixhital në Sektorin e Zhvillimit të Biznesit/ Departamenti i Zhvillimit të Biznesit dhe Marketingut / Një (1) vende pune;
- Numri i referencës; NPL –D.M. 06/12/2022;
- Detyrat dhe përgjegjësitë;
- Shikon për interes të ndërmarrjes, përmbajtjen e rrjeteve sociale apo mediave, ne të gjitha kanalet apo ne platformat digjitale.
- Kujdeset për përmbajtjen e imazhit to fotografive dhe videove;
- Azhuron përmbajtjen origjinalë të postimeve dhe sugjeron mënyra kreative për të tërhequr me shumë trafik klientësh ne rrjetet sociale duke promovuar kompaninë;
- Planifikon dhe ekzekuton të gjithë marketingun digjital, përfshirë SEO / SEM, bazën e të dhënave të marketingut, emali, mediat sociale dhe kampanjat reklamuese të ekranit;
- Përgatite raporte të sakta mbi performancën e përgjithshme të fushatave të Marketingut në rrjete sociale;
- Identifikon trendët dhe optimizon shpenzimet dhe performancen bazuar ne njohurit e fituara;
- Bashkëpunon me ekipin e brendshme për promovimin e produkteve në rrjetet sociale;
- Zhvillon dhe monitoron buxhetet e fushatave;
- Identifikon tendencat dhe teknologjitë me të fundit që ndikojnë në aktivitetet e ndërmarrjes.
- Vlerëson zhvillimet e rëndësishme që ndikojnë ne trafikun ne faqet tonë ne media sociale dhe audiencën e synuar;
- Raporton në baza ditor, javore dhe mujore tek Udhëheqësi i Sektorit të zhvillimit të biznesit;
- Kushtet për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit
Kërkesa për punësim (aplikacioni); Dëshmi për shkollimin e noterizuar;
Certifikata nga Gjykata Themelore në Prishtinë se nuk gjenden nën hetime apo për vepra të tjera;
Kopja e letërnjoftimit; Certifikata e lindjes;
Adresa e vendbanimit;
Nr. i telefonit kontaktues si dhe
E-maili kontaktues;
- Kualifikimet e nevojshme arsimore, aftësitë specifike dhe përvoja e punës
Diplomë në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Marketing përparësi, Fakulteti i Komunikimit masiv. Njohuri shumë të mira të gjuhën Angleze.
Aftësi për të krijuar dhe zhvilluar ide kreative. Menaxhim i përmbajtës sociale në Facebook, Instagram, Linkedin dhe Youtube.
Njohuri bazike ne teknologji dhe terminologji të industrisë. Njohuri në menaxhimin e rrjeteve sociale.
Njohuri për funksionimin e strategjive dixhitale. Aftësi të mira për të zhvilluar grafikë për postime dhe fushata.
Përvojë në fushata reklamuese dhe Aftësi të mira për të menaxhuar.
Një vjet përvojë pune.
- Kohëzgjatja e emërimit;
– Kontratë në kohë të caktuar si punë provuese prej 6 (gjashtë) muajve me mundësi vazhdimi.
VII. Data e mbylljes së konkursit;
– Konkursi është i hapur në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarik dhe atë nga data 06.12.2022 deri me datën 20.12.2022.
VIII. Mënyra se si merret dhe si dorëzohet formulari i aplikacionit për punësim;
- Aplikacionet për punësim mund të merren në ueb-faqën zyrtare dhe fizikisht në zyrën e Departamentit të Administratës dhe të njëjtat do të dorëzohen në arshivën e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë.
- Afati i dorëzimit të aplikacioneve për punësim;
– Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.