Zyrtar për Modelim në Sektorin për Menaxhim të Riskut
Data e publikimit
26-04-2024
Data e perfundimit
29-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS TË JASHTËM
për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:
Zyrtar për Modelim në Sektorin për Menaxhim të Riskut (një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në shkenca kompjuterike ose ekonomike; (drejtimi Banka dhe Financa), FSHMN (drejtimi Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime;
- Njohuri në MS SQL Server, T-SQL; përgatitjen e SQL query dhe procedurave/funksioneve për nxjerrjen e të dhënave, duke siguruar saktësi, përpikëri dhe qëndrueshmëri te të dhënave;
- Njohuri në teknologji inovative/gjuhë programuese që janë aktualë në fushën e shkencës së te dhënave dhe modelimit (Python, R-Studio, BI tools, Machine learning etc);
- Se paku 1 vit përvoje pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për ketë vend të punës (obligative).
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht të programit MS Excel;
- Aftësi analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
- Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze (obligative);
- Aftësi të mira komunikues dhe ndër-personale;
- Preferohet njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
- Përvoja bankare do të konsiderohet përparësi.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Të analizoj dhe krijoj raporte të ndryshme sipas nevojave të Sektorit;
- Të bëjë grumbullimin e shënimeve dhe validimin e tyre për qëllim të zhvillimit të modeleve të ndryshme në lidhje me IFRS 9 dhe të raportimeve tjera;
- Të zhvilloj kontrolla/validime më qëllim të rritjes së cilësisë së shënimeve dhe raportimit brenda sektorit;
- Të krijoj procedura dhe funksione në bazën e të dhënave për nxjerrjen e të dhënave që shfrytëzohen për modelim apo raportim;
- Ekstrakton të dhënat nga sistemet ekzistuese dhe të arkivave sipas kërkesës së Sektorit;
- Të mbështes aktivitetet/iniciativat për automatizim të proceseve;
- Të menaxhoj projekte të veçanta që kanë të bëjnë me modelim/raportim;
- Përkrahja dhe zgjidhja e problemeve të cilat lidhen me punët brenda Sektorit;
- Për punën e vet i përgjigjet Drejtorit të Sektorit;
- Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës sipas kërkesës së udhëheqësit më të lartë.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 5 maj 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatë që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.