www.ofertapune.net Zyrtar për MIS dhe Modelim | PunaIme

Zyrtar për MIS dhe Modelim

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-07-2024

Data e perfundimit

06-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS TË JASHTËM

për zgjedhjen e kandidatit për vendin  e punës:

Zyrtar për MIS dhe Modelim në Sektorin për Menaxhim të Riskut  (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në shkenca kompjuterike, sisteme të informacionit apo lëmi të ngjashme; Fakultetit ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa), FSHMN (drejtimi Matematike Financiare në Banka dhe Sigurime), 
  • Njohuri në MS SQL Server, T-SQL; përgatitjen e SQL query dhe procedurave/funksioneve për nxjerrjen e të dhënave, duke siguruar saktësi, përpikëri dhe qëndrueshmëri te të dhënave;
  • Njohuri në teknologji inovative/gjuhë programuese që janë aktuale në fushën e shkencës së te dhënave dhe modelimit (Python, R-Studio, BI tools, Machine learning etc);
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze (obligative);
  • Se paku 1 vit përvoje pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për ketë vend të punës (obligative), kurse përvoja bankare konsiderohet përparësi;
  • Aftësi të mira komunikues ndërpersonale dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Preferohet njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Të analizoj dhe krijoj raporte të ndryshme sipas nevojave të Sektorit;
  • Të bëjë grumbullimin e shënimeve dhe validimin e tyre për qëllim të zhvillimit të modeleve të ndryshme në lidhje me IFRS 9 dhe të raportimeve tjera;
  • Të zhvilloj kontrolla/validime më qëllim të rritjes së cilësisë së shënimeve dhe raportimit brenda Sektorit;
  • Të krijoj procedura dhe funksione në bazën e të dhënave për nxjerrjen e të dhënave që shfrytëzohen për modelim apo raportim;
  • Ekstrakton të dhënat nga sistemet ekzistuese dhe të arkivave sipas kërkesës së Sektorit;
  • Të mbështes aktivitetet/iniciativat për automatizim të proceseve;
  • Të menaxhoj projekte të veçanta që kanë të bëjnë me modelim/raportim;
  • Përkrahja dhe zgjidhja e problemeve të cilat lidhen me punët brenda Sektorit;
  • Për punën e vet i përgjigjet Drejtorit të Sektorit;
  • Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës sipas kërkesës së udhëheqësit më të lartë.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 30 korrik 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.