Zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale në Sektorin për Pajtueshmëri dhe Integritet
Data e publikimit
12-02-2025
Data e perfundimit
21-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ligj & Legjislacion
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës
Zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale në Sektorin për Pajtueshmëri dhe Integritet (një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universiteti në fushën e juridikut apo në lëmi të ngjashme;
- Së paku 3 vite përvojë pune në institucione financiare bankare;
- Njohës i mirë i proceseve bankare që ndërlidhen me përpunim të të dhënave personale;
- Të ketë njohuri nga fusha e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë së të dhënave;
- Të ketë njohuri mbi Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe praktikat e mbrojtjes së të dhënave personale;
- Preferohet të ketë certifikim të kualifikuar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale (si CIPP/E apo të ngjashme);
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- T’i njohë gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njëkohësisht e obligueshme njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Informim dhe ndërgjegjësim i kontrolluesit/përpunuesit mbi detyrimet ligjore të mbrojtjes së të dhënave personale;
- Këshillim mbi vlerësimin e ndikimit në mbrojtjen e të dhënave dhe çështje të tjera të rëndësishme;
- Bashkëpunon me Agjencinë për Informim dhe Privatësi dhe vepron si pikë kontakti;
- Mbikëqyr politikat e përputhshmërisë dhe të përpunimit të të dhënave personale në Bankë;
- Trajton kërkesat dhe ankesat e subjektit të të dhënave;
- Këshillim në lidhje me proceset që kanë përpunim të të dhënave personale;
- Kryen rishikime mbi pajtueshmërisë me kërkesat rregullatorë në lëmin e mbrojtjes së të dhënave personale në proceset e brendshme në Bankë;
- Kryen vlerësimet e rrezikut në lëmin e mbrojtjes së të dhënave personale të ofruesve të jashtëm të shërbimeve që përpunojnë të dhëna personale;
- Organizon trajnime për të punësuarit në lëmin e mbrojtjes së të dhënave personale;
- Vepron si person kontaktues me NLB Grupin;
- Përpilon raportet e rregullta kuartale, vjetore dhe sipas nevojës;
- Raporton te Bordi Udhëheqës i Bankës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale;
- Kryen punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës sipas kërkesës së Drejtorit të Sektorit.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 21 shkurt 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.