www.ofertapune.net Zyrtar për Kredi SME në Ekspoziturën në Therandë | PunaIme

Zyrtar për Kredi SME në Ekspoziturën në Therandë

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Therandë

Data e publikimit

25-04-2024

Data e perfundimit

07-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, rishpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNËS:

Zyrtar për Kredi SME në Ekspoziturën në Therandë (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të financave;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Monitorimin e vazhdueshëm të klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
  • Identifikimin e ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe njoftimin e tyre për informata të rëndësishme që lidhen në baza të rregullta;
  • Promovimi i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës;
  • T’ju përgjigjen klientëve për pyetjet dhe kërkesat e tyre brenda një kohe të shkurtër;
  • Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klientë-Bankë;
  • Të komunikoj vazhdimisht me të punësuarit e bankës me qëllim të identifikimit të klientëve potencial;
  • Të identifikojë kërkesat e klientëve dhe të këshillojë klientët lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
  • Të vlerësoj në mënyrën e duhur kapacitetin financiar, karakterin, kolateralin dhe kushtet tjera të klientëve;
  • Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të kalimit të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
  • Angazhimi maksimal në arritjen e planeve të caktuara sipas Planit të biznesit;
  • Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal të produkteve kreditore;
  • Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.)
  • Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse);
  • Të plotësoj të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredi dhe me kolateralin;
  • Të bëjë monitorimin e klientëve në sistem në baza ditore dhe në rast të arritjes së obligimeve t’i njoftoj klientët.
  • Të mirëmbajë portfolion kreditore, duke kontaktuar klientët për pagesë të obligimeve nga dita e parë e arritjes së tyre.
  • Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore dhe jo jetë në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës
  • Në rast të mossuksesit të kthimit të obligimeve, sipas procedurave të përgatitë rastin për bartjen në Sektorin për kredi jo-përformuese.
  • Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas udhëzimeve të udhëheqësit të drejtëpërdrejtë.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 3 maj 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatë që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.