Zyrtar për Kredi SME
Data e publikimit
12-04-2024
Data e perfundimit
29-07-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNËS:
Zyrtar për Kredi SME në Ekspoziturën në Therandë (një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare;
- Njohuri të mirë të financave;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Obligohet njohja e gjuhës angleze;
- Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Monitorimin e vazhdueshëm të klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
- Identifikimin e ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe njoftimin e tyre për informata të rëndësishme që lidhen në baza të rregullta;
- Promovimi i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës;
- T’ju përgjigjen klientëve për pyetjet dhe kërkesat e tyre brenda një kohe të shkurtër;
- Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klientë-Bankë;
- Të komunikoj vazhdimisht me të punësuarit e bankës me qëllim të identifikimit të klientëve potencial;
- Të identifikojë kërkesat e klientëve dhe të këshillojë klientët lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
- Të vlerësoj në mënyrën e duhur kapacitetin financiar, karakterin, kolateralin dhe kushtet tjera të klientëve;
- Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të kalimit të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
- Angazhimi maksimal në arritjen e planeve të caktuara sipas Planit të biznesit;
- Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal të produkteve kreditore;
- Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.)
- Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse);
- Të plotësoj të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredi dhe me kolateralin;
- Të bëjë monitorimin e klientëve në sistem në baza ditore dhe në rast të arritjes së obligimeve t’i njoftoj klientët.
- Të mirëmbajë portfolion kreditore, duke kontaktuar klientët për pagesë të obligimeve nga dita e parë e arritjes së tyre.
- Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore dhe jo jetë në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës
- Në rast të mossuksesit të kthimit të obligimeve, sipas procedurave të përgatitë rastin për bartjen në Sektorin për kredi jo-përformuese.
- Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas udhëzimeve të udhëheqësit të drejtëpërdrejtë.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune deri më 20 prill 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatë që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.