www.ofertapune.net Zyrtar për Kredi Retail në Ekspoziturën e Bankës në Klinë | PunaIme

Zyrtar për Kredi Retail në Ekspoziturën e Bankës në Klinë

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Klinë

Data e publikimit

30-04-2024

Data e perfundimit

28-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, rishpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR VENDIN E PUNËS:

Zyrtar për kredi retail në Ekspoziturën e Bankës në Klinë ( një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmenj të ngjashme;
  • Obligohet se paku 2 vite përvojë në shërbimet me klientë;
  • Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferit kategoria ‘B’.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Marketingu i kredive si dhe promovimet për produktet kreditore;
  • Dhënia dhe pranimi i kërkesave për kredi të ndryshme dhe dokumentacioneve përcjellëse sipas procedurave;
  • Grumbullimi i informatave për aplikuesit dhe monitorimi i kredive;
  • Përcjellja ditore e gjendjes se kredi marrësve dhe kthimi i kredive;
  • Përpilimi i raporteve te ndryshme për te gjitha produktet kreditore te lejuara, aktive dhe te vonuara;
  • Përcjelljen e portofolios kreditore dhe përcjelljen e përhershme te informacioneve rreth procedurave mbi produktet kreditore duke përfshi edhe trajnimet e ndryshme;
  • Bënë vizita klientëve në vendin e punës apo në shtëpi me qëllim që të verifikon informatat e dhëna në aplikacionin e kredisë;
  • – Paraqet rekomandimet te Këshilli Kreditor lidhur me vlefshmërinë kreditore të klientëve;
  • Informon aplikuesit e kredive me vendimet e marruara nga këshilli kreditor;
  • Zbatimi i procedurave të përcaktimit të bonitetit dhe limitit të futjes borxh të klientit siç është definuar me politikën e menaxhimit me riskun kreditor si dhe me rregulloren mbi përcaktimin e bonitetit të klientit;
  • Mbikëqyrja e zbatimit të aktiviteteve të rregullta periodike për verifikimin e bonitetit të klientëve ekzistues sipas nevojës edhe ri kategorizimi i tyre, si dhe puna operative me rastin e zbatimit të aktiviteteve;
  • Ju ofron klientëve produktet e depozitave dhe tërheqjen e tyre në Bankë;
  • Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj;
  • Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të drejtpërdrejt.
  • Sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 8 maj 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.