Zyrtar për Kredi Retail në Ekspoziturën e Bankës në Klinë
Data e publikimit
30-04-2024
Data e perfundimit
17-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, rishpall
KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR VENDIN E PUNËS:
Zyrtar për kredi retail në Ekspoziturën e Bankës në Klinë ( një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmenj të ngjashme;
- Obligohet se paku 2 vite përvojë në shërbimet me klientë;
- Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
- Preferohet njohja e gjuhës angleze;
- Obligohet posedimi i patentë shoferit kategoria ‘B’.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Marketingu i kredive si dhe promovimet për produktet kreditore;
- Dhënia dhe pranimi i kërkesave për kredi të ndryshme dhe dokumentacioneve përcjellëse sipas procedurave;
- Grumbullimi i informatave për aplikuesit dhe monitorimi i kredive;
- Përcjellja ditore e gjendjes se kredi marrësve dhe kthimi i kredive;
- Përpilimi i raporteve te ndryshme për te gjitha produktet kreditore te lejuara, aktive dhe te vonuara;
- Përcjelljen e portofolios kreditore dhe përcjelljen e përhershme te informacioneve rreth procedurave mbi produktet kreditore duke përfshi edhe trajnimet e ndryshme;
- Bënë vizita klientëve në vendin e punës apo në shtëpi me qëllim që të verifikon informatat e dhëna në aplikacionin e kredisë;
- – Paraqet rekomandimet te Këshilli Kreditor lidhur me vlefshmërinë kreditore të klientëve;
- Informon aplikuesit e kredive me vendimet e marruara nga këshilli kreditor;
- Zbatimi i procedurave të përcaktimit të bonitetit dhe limitit të futjes borxh të klientit siç është definuar me politikën e menaxhimit me riskun kreditor si dhe me rregulloren mbi përcaktimin e bonitetit të klientit;
- Mbikëqyrja e zbatimit të aktiviteteve të rregullta periodike për verifikimin e bonitetit të klientëve ekzistues sipas nevojës edhe ri kategorizimi i tyre, si dhe puna operative me rastin e zbatimit të aktiviteteve;
- Ju ofron klientëve produktet e depozitave dhe tërheqjen e tyre në Bankë;
- Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj;
- Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të drejtpërdrejt.
- Sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 8 maj 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.