Zyrtar për Korporata, Zyrtar për Kredi SME, Arkëtar
Data e publikimit
19-06-2024
Data e perfundimit
21-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR VENDET E PUNES:
- Zyrtar për Korporata në Filialin në Mitrovicë (një vend pune)
- Zyrtar për Kredi SME në Ekspoziturën në Therandë (një vend pune);
- Arkëtar në Ekspoziturën në Mitrovicë (një vend pune);
Zyrtar për korporata
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare, përparësi kanë ata të cilët kanë përvojë në lëmin e kreditimit për korporata;
- Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
- Obligohet njohja e mirë e gjuhës angleze;
- Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Monitorimin e vazhdueshëm të klientëve ekzistues të bakës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
- Identifikimin e ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe dhurimin e informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta;
- Sigurimin e informacioneve relevante për Bordin Udhëheqës të Bankës, i cili është kompetent për marrjen e vendimeve;
- Prezantimin i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës dhe kontaktet direket me klientët;
- Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klientë-Bankë;
- Identifikimi i duhur (saktë) i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
- Aftësi për vlerësimin në mënyrën e duhur (saktësisht) kapacitetin financiar të klientëve, mbështetjen ( këshillimin) e zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit ;
- Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të shkuarjes (kalimit) të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
- Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës;
- Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
- Përgatitja e analizave lidhur me vlerësimin e klientit në Excel;
- Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.)
- Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse).
- Të bëjë monitorimin e klientëve në sistem në baza ditore dhe në rast të arritjes së obligimeve t’i njoftoj klientët.
- Në rast të moskthimit të obligimeve, sipas procedurave të Bankës të përgatitë rastin 9lëndën0 për bartjen në Sektorin për kredi jo-përformuese.
- Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit direkt dhe në hierarki.
Zyrtar për Kredi SME
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare;
- Njohuri të mirë të financave;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Obligohet njohja e gjuhës angleze;
- Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Monitorimin e vazhdueshëm të klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
- Identifikimin e ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe dhurimin e informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta;
- Prezantimin i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës;
- Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klientë-Bankë;
- Të komunikoj vazhdimisht me punëtorët e bankës me qëllim të identifikimit të klientëve potencial;
- Identifikimi i duhur dhe i saktë i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
- Aftësi për vlerësimin në mënyrën e duhur (saktësisht) kapacitetin financiar të klientëve, mbështetjen ( këshillimin) e zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit ;
- Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të shkuarjes (kalimit) të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
- Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
- Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.)
- Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse);
- Të plotësoj të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredi dhe me kolateralin;
- Të mirëmbajë portfolios kreditore, duke kontaktuar klientët për pagesë të obligimeve nga dita e parë e arritjes së tyre.
- Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës
- Në rast të mossuksesit të kthimit të obligimeve, sipas procedurave të përgatitë rastin për bartjen në Sektorin për kredi jo-përformuese.
- Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas udhëzimeve të udhëheqësit më të lartë.
Arkëtar në Ekspoziturën në Mitrovicë
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Preferohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Preferohet së paku 1 vjet përvojë pune në institucione financiare;
- Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
- Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
- Aftësi të mira komunikuese,
- Preferohet njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Përgjegjës për gjendjen e parave të gatshme “cash-it” në arkë;
-
Është përgjegjës për realizimin e planeve të caktuara te shitjes dhe objektivave;
-
Afarizmi në arkë për persona fizikë dhe juridik dhe shitja;
-
Vendosja e kontakteve me klientët, orientimi dhe informimi i tyre;
-
Kryerja e deponimeve dhe tërheqjeve me para te gatshme;
-
Në raste dhe sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe transaksione “non cash”;
-
Promovimi dhe shitja e drejtpërdrejt e produkteve bankare dhe e shërbimeve financiare të Bankës;
-
Këshillimi i klientëve me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së vendimeve nga ana e tyre mbi produktet dhe shërbimet bankare, si dhe për mënyrat e shfrytëzimit të tyre,
-
Barazimi i arkave dhe përgatitja e raporteve në fund të ditës;
-
I raporton arkëtarit kryesor dhe udhëheqësit të ekspoziturës;
-
Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 28 qershor 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatë që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.