www.ofertapune.net Zyrtar për Kolektimin e Kredive (Debt Collection Officer) | PunaIme

Zyrtar për Kolektimin e Kredive (Debt Collection Officer)

Kompania

Unioni Financiar Prishtinë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-05-2025

Data e perfundimit

10-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

“Unioni Financiar Prishtinë” Agjent i Western Union Financial Services Inc për Kosovë ofron shërbimin Western Union transfer parash dhe shërbimin Arkëtime, Pagesa, Këmbimore dhe Kredi në më shumë se 170 lokacione në gjithë Kosovën. 

Pozita : Zyrtar për Kolektimin e Kredive (Debt Collection Officer)

Përshkrimi i Përgjithshëm:

Zyrtari për Mbledhjen e Kredive është përgjegjës për ndjekjen dhe mbledhjen e kredive të vonuara ose të papaguara nga klientët individualë apo biznese. Qëllimi kryesor i pozitës është të sigurojë rikuperimin e borxheve të pashlyera në përputhje me politikat e kompanisë dhe kornizën ligjore në fuqi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ndjekja e rregullt e kredive të vonuara dhe kontakte të vazhdueshme me klientët për të arritur marrëveshje për pagesë.
  • Negocimi me klientët borxhlinj dhe monitorimi i zbatimit të tyre.
  • Përgatitja dhe dërgimi i njoftimeve për pagesë, paralajmërimeve dhe kërkesave zyrtare.
  • Bashkëpunimi me departamentin ligjor për ndërmarrjen e procedurave ligjore ndaj klientëve të pabindshëm.
  • Përgatitja e raporteve mujore për ecurinë e mbledhjes së borxheve.
  • Azhurnimi i të dhënave në sistemin financiar të kompanisë.
  • Ruajtja e komunikimit profesional dhe etik me klientët, edhe në raste të ndjeshme.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë universitare në ekonomi, financa, juridik ose fusha të ngjashme (e preferueshme).
  • Përvojë pune në një pozitë të ngjashme është përparësi.
  • Njohuri të mira të legjislacionit përkatës mbi mbledhjen e borxheve dhe procedurat përmbarimore.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe bindëse.
  • Aftësi për të punuar në kushte presioni dhe për të menaxhuar disa raste njëkohësisht.
  • Njohuri të punës me kompjuter, veçanërisht me MS Office dhe sisteme të menaxhimit të të dhënave financiare.

Të Tjera:

  • Patentë shoferi (kategoria B) është përparësi.
  • Integritet i lartë profesional dhe etikë pune.

Për të aplikuar në këtë pozitë, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat tjera shoqëruese në butonin “Apliko Këtu” ose email adresën: [email protected]

Afati I aplikimit do të jetë I hapur deri me 10.06.2025  

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?