Zyrtar për Gjendje Civile
Data e publikimit
03/07/2020
Data e perfundimit
16-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Administratë
Komuna e Kaçanikut, në mbështetje të Ligjit Nr.037L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores Nr.02:2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, më datë 02.07.2020 shpallë konkursin për plotësimin e vendit të lirë të punës:
ZYRTAR PËR GJENDJE CIVILE
Drejtoria: Drejtoria për administratë të përgjithshme
Njësia — Sektori i gjendjes civile
Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: niveli profesional l, grada 10, koeficienti aktual- 6
Numri i referencës së vendit të punës: RN00006093
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin për zbatimin e objektivave ne realizmin e shërbimeve ndaj qytetareve ne fushën e gjendjes civile. 20%
- Shqyrton kërkesat e palëve dhe përgatit aktvendime për korrigjimin e gabimeve të cilat kanë ndodhur me rastin e regjistrimit në librat amzë, aktvendime lidhur me ndërrimin e emrit, të mbiemrit dhe regjistrime të mëvonshme në librat amzë të lindurve 20%
- Bënë regjistrimin e ngjarjeve të gjendjes civile në librat amë përkatës 20%
- Merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kerkohet 15%
- Ofron këshilla në fushën e ekspertizës së kërkuara brenda institucionit 10%
- Raporton rregullisht te Udhëheqësi për detyrat e kryera sipas planit. 10%
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi: 5 %
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Në shërbimin civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative dhe të cilat kanë aftësi fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse.
Procedura e konkurimit: është e hapur për të gjithë kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civil ekzistues.
Shkollimi i kërkuar, Aftesite , përvoja dhe atribute tjera që kërkohen:
- Diplomë universitare- Fakulteti i administratës publike pa përvojë ose shkollë e larte dhe së paku dy (2) vite përvojë pune
- Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit universitar
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve për cështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës
- Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ
- Shkathtësi hulumtuese , analitike dhe të vlerësim të informacionit
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Vord, Excel, Povver Point, Access)
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Përzgjedhja bëhet duke u bazuar në Ligjin Nr.034L-149 për shërbimin civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr.02:2010 për Procedurat e rekrutimit në Shërbimin Civil.
Kohëzgjatja e emërimit: pa afat te caktuar
Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e shpalljes në mjetet e informimit publik, prej 02.07.2020 deri më 16.07.2020.
Paraqitja e kërkesave: Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar -Zyra e pranimit, kati përdhesë dhe në vveb-faqen komunale .
Aplikacionit duhet t’i bashkangjiten këto dokumente: Diplomën e Fakultetit të kryer apo Kopjen e vërtetuar të Diplomës, kopjen e letërnjoftimit, ekstraktin e lindjes, vërtetimin e përvojës së punës, çertifikata mbi trajnimet e kryera, dëshminë se nuk është në hetime.