www.ofertapune.net Zyrtar për Financa në Terren, Shitës Ambulantiv, Merchandiser, Serviser i Aparateve | PunaIme

Zyrtar për Financa në Terren, Shitës Ambulantiv, Merchandiser, Serviser i Aparateve

Kompania

Devolli Logistic System

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-09-2024

Data e perfundimit

05-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpall konkurs pune për këto pozita :

  • Zyrtar për Financa në Terren
  • Shitës Ambulantiv
  • Merchandiser 
  • Serviser i Aparateve 

Lokacion : Prishtinë,Zona Industriale  

ZYRTAR PËR FINANCA NË TERREN

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Planifikimi, organizimi dhe zbatimi i kontrollave në tërë Kosovën.
  • Përgjegjës për numërim dhe kontrollimin sistematik të agjentëve dhe depove,
  • Përgjegjës për brazim të kartelave financiare,
  • Raporton në baza ditore për kontrollat në teren duke respektuar procedurën dhe formën e raportimit të paracaktuar nga menaxhmenti,
  • Përgjegjës për të ofruar me kohë zgjidhjet teknike për problemet e mundshme në terren,
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së stafit udhëheqës, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Diplomë universitare në fushën relevante (Fakulteti Ekonomik),
  • Të ketë përvojë në fushën e Financave,
  • Njohuri të mira të pakos së MC Office (veçanërisht Excel),
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Të posedoj patentë shoferin, kategoria B.

SHITËS AMBULANTIV

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë; zbaton planin e parashikuar të shitjes,
  • Arritja e objektivave mujore të përcaktuara,
  • Vizita të rregullta tek klientët sipas planit të vizitës,
  • Prezëntimi i risive dhe produkteve të kompanisë,
  • Përgjegjës për plotësimin e qëllimeve dhe zhvillimin e marrëdhenieve me klient në territorin e caktuar,
  • Raporton në baza ditore në departamentin e shitjes,
  • Realizon të gjitha komunikimet me klientë,
  • Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes dhe mbikqyrësit,
  • Përcjell dhe raporton për konkurrencën dhe trendet e tregut,
  • Respekton dhe zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë.

MERCHANDISER

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Eshtë përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimit të të gjitha produkteve të brendeve të Kompanisë në pikën apo planin e caktuar,
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg,
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit perkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuar në plan,
  • Kërkon mundësi për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit,
  • Monitoron dhe mirëmbanë cmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
  • Kontrollon produktet dhe implementon metodën “First in First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti),
  • Respekton dhe zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë.

SERVISER I APARATEVE

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Instalimi, mirëmbajtja dhe riparimi i aparateve te kafes espresso,
  • Gjetja e gabimeve elektrike dhe mekanike të aparateve,
  • Pastrimi, rregullimi dhe riparimi i aparateve,
  • Kryerja e riparimeve me efikasitet,
  • Mbajtja e regjistrave me të dhënat e secilit rregullim të aparatit,
  • Vizita në teren tek klientët për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rregullt të aparateve,
  • Detyra të tjera sipas kërkesës së menaxhmentit,
  • Respekton dhe zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Diploma e shkollës mesme,(diplomë Universitare është përparësi), 
  • Minimum 2-3 vite përvojë pune (për shitës dhe serviser),
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit në të folur dhe të shkruar,
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes, negocimit dhe bashkëpunimit,
  • Të posedoj patentë shoferin, kategoria B,
  • Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup,
  • Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.

PROCEDURA PËR APLIKIM: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me dokumentet përcjellëse më së largu deri më datë 05.10.2024, në adresën elektronike: [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.