www.ofertapune.net Vende të lira pune | PunaIme

Vende të lira pune

Kompania

Pro Transport

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15-03-2023

Data e perfundimit

01-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Shpallje për vend të lirë të punës nga Pro Transport Shpk

Pozita “Zyrtar për depo dhe logjistikë

Fushëveprimi i pozitës:

  • Organizimin dhe koordinimin e procedurave të pranimit të dërgesave dhe mallërave në magazinën doganore;
  • Inspektimin e mallërave për çdo dërgesë të pranuar në magazinën doganore dhe raportimin nëse ka dëmtime, mungesa apo mospërputhje sipas gjendjes në dokumente dhe asaj faktike;
  • Bashkëpunim të ngushtë në koordinim dhe komunikim me agjentët doganorë dhe zyrtarët doganorë;
  • Peshimin e mallërave dhe kërkesën për shkarkim të dërgesave në magazinën doganore;
  • Kontaktimin e klientëve në lidhje me statusin e liferimit-dorëzimit të mallërave në baza ditore;
  • Zbatimin e procedurave doganore sipas rregullores së përcaktuar nga Dogana dhe terminali doganor;
  • Pranimi i dokumenteve të mallërave dhe përcjellja e tyre të bashkëpunëtorët përkates;
  • Mbikqyrja dhe asistimi në shkarkim dhe ngarkim të dërgesave në depo Doganore;
  • Organizimi i shpërndarjes së mallërave nga magazina doganore deri te klienti final në baza ditore;
  • Liferimi dhe dorëzimi i mallërave nga depo Doganore te klienti final;
  • Mbledhja e dokumentacionit të pranimit të mallit dhe dorëzimi i tyre në administratë;
  • Përgaditja, përpilimi dhe dërgimi i ofertave në shërbimin e logjistikës;
  • Aranzhimi dhe monitorimi i shërbimit të logjistikës dhe raportimi i saktë dhe në kohë te klienti;
  • Asistim dhe bashkëpunim i ngushtë me departamentet tjera brenda kompanisë
  • Mbikqyrja e mjeteve të logjistikes, mirëmbajtja dhe rregullimi i tyre;

Profili i nevojshëm:             

  • Edukim shkollor: Shkolla e mesme
  • Eksperienca: Minimum 3 vite punë në industri të Distribucionit, Magazinë dhe logjistikë;
  • Aftësitë Administrative: Të jeni të orientuar në frymën e rezultateve, të jeni të gatshëm të punoni nën presion të punës, të keni etikë në punë dhe kompromisin e vetëm ta keni arritjen e objektivave.
  • Aftësitë tjera: Vozitja e pirunerit dhe njohuritë në shkarkim dhe ngarkim të mallërave, njohje e aplikacionit Office, Aplikacionit Android, Google Maps, Njohja e principeve të punës të terminaleve
  • Gjuhet: Njohja e gjuhës serbe dhe angleze është përparësi
  • Pako e Benefiteve: Mundësi në zhvillim të karrierës
  • Pako financiare atraktive: Pagë (500 euro neto) + Bonus në rezultate

Si të aplikoni         

Aplikimi bëhet duke dërguar CV, në email adresën [email protected] , deri me datën 31.03.2023. Në takim njoftues do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Nëse përzjgedheni, duhet ti keni në dispoziocion certifikatën që nuk jeni nën hetime, si dhe dëshmi që jeni shtetas i Kosovës.