www.ofertapune.net Zyrtar për Bibloteka (4) | PunaIme

Zyrtar për Bibloteka (4)

Kompania

Komuna e Obiliqit

Lokacioni

Kastriot

Data e publikimit

25-08-2022

Data e perfundimit

16-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Obiliq shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit

Specialistë të Shkencave Shoqërore

Institucioni

Komuna Obiliq

Nr. i Referencës

RN00009663

Kodi

RPC0003391

Data e njoftimit

03.08.2022

Afati për aplikim

25.08.2022 – 02.09.2022

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Bënë Inventarizimin

2.Pranon librat

3.Sistematizon librat

4.Klasifikon librat sipas Kodit(klasifikimi universal dhe decimal)

5.Ndan librat nëpër sektore(për të rritur dhe fëmijë)

6.Regjistrimi i lexuesve dhe dhënia në shfrytëzim e librit

7.Raporton me shkrim për tremujorin,gjashtëmujorin,nëntëmujorin dhe njëvjeqar

8.Harton raportin ditor sipas formularit të nivelit Lokal- qendror

9.Kujdeset për përpilimin e drejt të listës për shpalljen e lexuesit më të mirë mbrenda vitit,cakton lexuesin më të ri dhe më të vjetër

10.Kryen edhe punë të tjera në qoftë se kërkohen nga DKRS

  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Fusha e kërkuar : Ekonomik (pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale, e te tjera të ngjashme.
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
  1. Pozitat aktualisht të lira

Kodi

Nr. i

Titulli i pozitës

Klasa e pozitës

Koeficienti

Institucioni

Organizata /

 

Referencës

Vendi i punës

 

 

 

RPC0003115

RN00009373

Zyrtar për

Profesional 3

5

Komuna Obiliq

Sektori Kulturë /

 

Biblioteka 4

Komuna e

 

 

 

 

 

 

Obiliqit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

  1. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore/ diplomat e fituar jashtë Republikës së Kosovës duhet të verifikohet në Ministrinë e Arsimit
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Dëshmi nga Gjykata se nuk jeni nen hetime
  • Kopjen e leternjoftimit
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë
  1. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Njohuri rreth Inventarizimit, pranimit, klasifikimit, rigjistrimit te librave, dhe raportimit

  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Nuk ka

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen