www.ofertapune.net Zyrtar për ATM në Sektorin për Kartela dhe E-banking | PunaIme

Zyrtar për ATM në Sektorin për Kartela dhe E-banking

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

12-12-2024

Data e perfundimit

25-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNES:

Zyrtar për ATM në Sektorin për Kartela dhe E-banking ( një vend pune);

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universiteti në fushën e ekonomisë, menaxhimit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Së paku 1 vit përvojë pune në institucione financiare bankare;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe ndër- personale
  • T’i njohë gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njëkohësisht e obligueshme njohja e gjuhës angleze;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Officel
  • Obligohet patentë shoferi  “.B”

 PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Monitorimi dhe kontrollimi i ATM-ve;
  • Mundëson ndërrimet e kodeve të arkës së ATM-ve;
  • Marrjen e log-ve dhe foto incizimeve të transaksioneve nga ATM-at dhe arkivimin e tyre në serverin përkatës asistimin në zgjedhjen e problemeve më specifike të ndonjë rasti;
  • Përcjellja dhe finalizimi i projekteve që kanë të bëjnë me ATM-a si;
  • Azhurnimet në harduer dhe softuer sipas udhëzimeve të Visa dhe Mastercard;
  • Aranzhimi i punëve që bëhen nëpër ATM-a nga kompanitë e jashtme;
  • Koordinimin e punëve me IT për çështje te komunikimit te TAM-ve (VPN-in e ATM-ve, etj.)
  • Monitorimin dhe asistimi në zgjidhjen e problemeve që ndodhin gjate ditës nëpër ATM-a; Kontaktet e rregullta me qendrën e procesimit dhe me kompanitë e ndryshme që kanë të bëjmë me ATM-a;
  • Reagimi me kohë dhe në mënyrë efikase në situata emergjente për të menaxhuar incidentet që lidhen me ATM-të; 
  • Orientimi në Shërbimin ndaj Klientit: Fokus në ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer për klientët, duke u siguruar që ATM-të të jenë të qasshëm dhe funksionale për përdoruesit;
  • Analiza e performancës se ATM-ve dhe përgatitja e raporteve;
  • Siguron funksionimin e ATM-ve në pajtim me standardet e përcaktuara të sigurisë nga Visa dhe MasterCard;
  • Ndihmë në trajnimin dhe udhëzimin e stafit të Bankës për mbushje zbrazje si dhe operim me ATM;
  • Përgatitja e raporteve mujore, kuartalë dhe vjetore për Sektorin e Kartelave dhe E-Banking lidhur me shfrytëzueshme rinë e ATM-ve;
  • Raporton direkt te Drejtori i Sektorit të Kartelave dhe E-Banking;
  • Kryen edhe punë dhe detyra tjera sipas kërkesë së Drejtorit të Sektorit dhe udhëheqësve në hierarki.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 20 dhjetor 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja