www.ofertapune.net Zyrtar në Qendrën Kontaktuese (2), Zyrtar për Kredi Retail | PunaIme

Zyrtar në Qendrën Kontaktuese (2), Zyrtar për Kredi Retail

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Klinë , Prishtinë

Data e publikimit

19-04-2024

Data e perfundimit

01-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR VENDET E PUNËS:

Zyrtar në Qendrën Kontaktuese në Divizionin Retail (dy vende pune)

Zyrtar për Kredi Retail në Ekspoziturën e Bankës në Klinë ( një vend pune)

 

  I.  Zyrtar në Qendrën Kontaktuese

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet së paku 2 vite përvojë në shërbime me klientë;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Menaxhimi i centralizuar i kontakteve te klientëve neper te gjitha kanalet e komunikimit që Banka disponon;
  • Thërret dhe përgjigjet ne telefon për ofrimin e informacioneve te përgjithshme për Bankën, produktet dhe shërbimet;
  • Ofrimin e asistencës për menaxhimi e centralizuar të kredive të vonuara Retail para dërgimit të lëndëve të tyre në gjykatë;
  • Pranimin dhe përcjelljen e reklamimeve të klientëve te shërbimet përkatëse të Bankës dhe përcjellja e zgjidhjes së ofruar tek klientët;
  • Ofron përkrahje në aksione të bankës (teleshitja, marketingu direkt, kampanjat promovuese etj.)
  • Pranon telefonatat e përcjella nga IVR – automat folës;
  • Ofron përkrahje per E-Banking (përkrahje e përdoruesve aktual, informacione për ofertën, aktivizimi i përdoruesve te rinj);
  • Kryen komunikimin e jashtëm të Bankës me klient për ndryshimet apo njoftime te ndryshme;
  • Kryen procesin e CardRisk – përcjelljen e transaksioneve sipas kritereve qe i ofron Sistemi Risk Manager dhe bënë komunikimin me klientët.
  • Aplikacionet që shfrytëzohen për këtë proces janë:
    • BWS – monitorimi online i transakcioneve;
    • SSTOB – monitorimi i ATM-ve dhe statuset e tyre;
    • VRM – Visa Risk Manager;
  • I raporton Koordinatorit të Qendrës Kontaktuese dhe udhëheqësve në hierarki në kuadër të Divizionit Retail.
  • Kryen edhe punë dhe detyra të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt.

  II.  Zyrtar për Kredi Retail 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmenj të ngjashme;
  • Obligohet se paku 2 vite përvojë në shërbimet me klientë;
  • Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferit kategoria ‘B’.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Marketingu i kredive si dhe promovimet për produktet kreditore;
  • Dhënia dhe pranimi i kërkesave për kredi të ndryshme dhe dokumentacioneve përcjellëse sipas procedurave;
  • Grumbullimi i informatave për aplikuesit dhe monitorimi i kredive;
  • Përcjellja ditore e gjendjes se kredi marrësve dhe kthimi i kredive;
  • Përpilimi i raporteve te ndryshme për te gjitha produktet kreditore te lejuara, aktive dhe te vonuara;
  • Përcjelljen e portofolios kreditore dhe përcjelljen e përhershme te informacioneve rreth procedurave mbi produktet kreditore duke përfshi edhe trajnimet e ndryshme;
  • Bënë vizita klientëve në vendin e punës apo në shtëpi me qëllim që të verifikon informatat e dhëna në aplikacionin e kredisë;
  • Paraqet rekomandimet te Këshilli Kreditor lidhur me vlefshmërinë kreditore të klientëve;
  • Informon aplikuesit e kredive me vendimet e marruara nga këshilli kreditor;
  • Zbatimi i procedurave të përcaktimit të bonitetit dhe limitit të futjes borxh të klientit siç është definuar me politikën e menaxhimit me riskun kreditor si dhe me rregulloren mbi përcaktimin e bonitetit të klientit;
  • Mbikëqyrja e zbatimit të aktiviteteve të rregullta periodike për verifikimin e bonitetit të klientëve ekzistues sipas nevojës edhe ri kategorizimi i tyre, si dhe puna operative me rastin e zbatimit të aktiviteteve;
  • Ju ofron klientëve produktet e depozitave dhe tërheqjen e tyre në Bankë;
  • Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj;
  • Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të drejtpërdrejt.
  • Sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 26 prill 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.