www.ofertapune.net Zyrtar në Qendrën e Thirrjeve (m/f) | PunaIme

Zyrtar në Qendrën e Thirrjeve (m/f)

Kompania

Banka për Biznes

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-03-2025

Data e perfundimit

06-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Zyrtar në Qendrën e Thirrjeve (m/f)

Kompetencat:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Marketing, Banka dhe Financa, apo të ngjashme.
  • Përvojë pune së paku 1 vit në shërbime me klientë.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese.
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Menaxhimi i centralizuar i kontakteve të klientëve nëpër të gjitha kanalet e komunikimit që Banka disponon.
  • Thirrja dhe përgjigja në telefon për ofrimin e informacioneve të përgjithshme rreth produkteve dhe shërbimeve që banka ofron.
  • Identifikimi i nevojave të klientëve, adresimi dhe ofrimi i zgjidhjeve të përshtatshme për ta.
  • Kontaktimi i klientëve për kredite në vonesë.
  • Sipas kërkesave, kontakton klientët me qëllim të shpjegimit të produkteve, kampanjave promovuese etj.
  • Ofron përkrahje për e-banking (përkrahje e përdoruesve aktualë, informacione për ofertën, aktivizimi i përdoruesve të rinj).
  • Pranon ankesat e klientëve, i adreson ato sipas procedurës.
  • Kryen komunikimin e jashtëm të Bankës me klientë për ndryshimet apo njoftime të ndryshme.
  • Kryen procesin e përcjelljes së transaksioneve sipas kritereve të përcaktuara me sistemet e brendshme dhe bën komunikimin me klientët.
  • Monitoron me raste flotën e ATM-ve dhe raporton sipas procedurave të brendshme.
  • I raporton direkt Udhëheqësit të Departamentit për Kujdes ndaj Klientit.
  • Kryen edhe punë dhe detyra të tjera sipas kërkesës.

Njoftim shtesë: Puna do të zhvillohet 24/7, organizohet me ndrrime.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
  • Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 06 Prill 2025.