www.ofertapune.net Zyrtar në Administratë (m/f) | PunaIme

Zyrtar në Administratë (m/f)

Kompania

Banka për Biznes

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-11-2022

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
  • Përvojë e mëparshme së paku dy (2) vite, dhe përvoja në industrinë bankare përbën avantazh;
  • Njohuri të avancuara në Excel dhe përgatitje të raporteve;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, organizim, komunikimit, dhe përcaktim të prioriteteve;
  • Nivel i mirë i gjuhës angleze.

Përgjegjësitë:

  • Ofron përkrahje për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve të ndryshme të raportuara nga degët dhe departamentet e bankës pas analizimit të tyre;
  • Siguron ekzekutimin në kohë dhe të saktë të kërkesave për mbështetje logjistike në Zyrë Qendrore dhe degët e bankës;
  • Krijon plane të rregullta për furnizim me materiale apo për mirëmbajtjen e makinerive dhe hapësirave të bankës;
  • Ofron shërbim cilësor, profesional, efikas dhe të sjellshëm për stafin e brendshëm në çdo kohë;
  • Përcjell përfundimin e punimeve/furnizimeve dhe/apo shërbimeve të ofruara nga palët e treta;
  • Përgjegjës për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të karakterit teknik dhe jo teknik të bankës;
  • Përgjegjës për përpilimin e raporteve të ndryshme të kërkuara nga Mbikëqyrësi direkt;
  • Është përgjegjës për përpilimin e specifikacioneve teknike për furnizimet e reja të kërkuara nga furnitorët;
  • Përgjegjës për kontrollimin dhe inicimin e faturave për pagesë të pranuara nga furnitorët e bankës;
  • Kryen detyra të tjera shtesë sipas kërkesave të mbikëqyrësit të tij/saj direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 05 dhjetor 2022