www.ofertapune.net Zyrtar Ligjor (10) (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë) | PunaIme

Zyrtar Ligjor (10) (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë)

Kompania

Credica LLC

Data e publikimit

25-01-2024

Data e perfundimit

22-02-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitat:

  • Zyrtar Ligjor

Prishtinë (2), Prizren (2), Pejë (2), Gjilan (2), Mitrovicë (2)

Përgjegjësitë kryesore për:

  • Të kontaktoj dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
  • Të përfaqësoj kompaninë në lidhje me klientët jo-perfromues te organet e përmbarimit dhe gjykatat;
  • Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët të përcaktuar në portfolion e saj/tij;
  • Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
  • Punë tjera të përcaktuara nga menaxhmenti.

Kërkesat për vendin e punës:

  • Diplomë universitare nga fakulteti juridik ose në vitin e fundit në Juridik;
  • Eksperiencë pune në procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie apo të ngjashme përbën avantazh;
  • Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
  • I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
  • Të posedoj Patent Shoferi në kategorinë “B”.

Të dhënat:

Pozitat:                         Zyrtar Ligjor;

Vendndodhja:              Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovice;

Kontrata:                       Sipas Ligjit të Punës

Aplikimet mbyllen:      9 Shkurt 2024

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën:

[email protected]

Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.