www.ofertapune.net Zyrtar Kryesor i Riskut | PunaIme

Zyrtar Kryesor i Riskut

Kompania

Credins

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-05-2025

Data e perfundimit

03-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Zyrtar Kryesor i Riskut

Qëllimi i pozicionit:

Misioni kryesor i Administrimit te Riskut eshte identifikimi, matja, monitorimi, mbajtja nen kontroll dhe raportimi i te gjitha rreziqeve qe shoqerojne veprimtarine e Bankes. 

Drejtori i Departamentit te Riskut mbikqyr te gjithe aktivitetet qe lidhen me menaxhimin e riskut ne Banken Credins Kosove. Ai menaxhon marredheniet me komitetin e menaxhimit te riskut, Menaxhmentin e Larte, Bordin e Drejtoreve.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në drejtimet si Bankë Financë dhe Kontabilitet, Juridik, Auditim, Administrim Biznesi, Teknologji Informative apo të ngjashme
  • Diploma Master në Financë, Ekonomi, Menaxhim Risku, Statistike ose fusha të ngjashme përbën avantazh.
  • Mbi 10 vite përvojë profesionale në fushën bankare dhe/ose financiare përkatëse, relevante me pozitën ose së paku 7 vite përvojë në sektorin bankar dhe/ose financiar nga të cilat së paku 3 vite në pozita udhëheqëse/menaxheriale
  • Njohuri të thelluara mbi kuadrin rregullator lokal dhe ndërkombëtar për menaxhimin e riskut
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, strategjike dhe të menduarit kritik
  • Integritet i lartë, pamvarësi profesionale dhe aftësi për të vepruar në mënyrë të paanshme
  • Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me ligj dhe rregullore
  • Zotimi i certifikimeve dhe  trajnimeve relevante me përgjegjësitë
  • Zotimi i gjuhëve të huaja, gjuha Angleze 
  • Aftësi shumë të mira përshtatje për të punuar në grup

Pergjegjesite Kryesore:

  • Dizenjon, organizon dhe drejton divizionin e menaxhimit te riskut ne te gjitha strukturat e tij
  • Menaxhon riskun ne aktivitetet e bankes
  • Administrimi per aktivitetin e riskut kreditues
  • Administrimi i risqeve te tregut dhe operacional
  • Raportimi dhe/ose pjesemarrja ne strukturat vendimmarrese te Bankes
  • Koordinimi i punes me departamente/njesi te tjera te Bankes

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në adresën: [email protected]

CV-të do të pranohen vetëm në formatin PDF dhe vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 03.06.2025