www.ofertapune.net Zyrtar Kreditor, Zyrtar Kreditor Junior (Pejë) | PunaIme

Zyrtar Kreditor, Zyrtar Kreditor Junior (Pejë)

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

01-10-2024

Data e perfundimit

25-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

KosInvest hap konkurs pune për pozitën:

Zyrtar Kreditor për Pejë (një pozicion)

dhe Zyrtar Kreditor Junior për Pejë  (një pozicion)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive”.

KosInvest, duke qenë në fazë të rritjes, së shpejti do të hapë degën në Rajonin e Pejës, si lokacion strategjik për të ofruar një shërbim të shpejtë dhe efektiv ndaj klientëve tanë. Andaj, KosInvest shpall konkursin si në vijim:

Zyrtari Kreditor duhet të plotësoj kriteret:   

  • Diplomë bachelor në Ekonomi, Menaxhment, Administrim Biznesi, Financa, ose fushë tjetër relevante.
  • Përvojë e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ ose Bankë së paku një (1) vjeçare.
  • Njohja e parimeve të mikrofinancës, praktikave të huadhënies dhe vlerësimit të rrezikut.
  • Kërkohet që të ketë përvojë në kredidhënie dhe përvojë pune në teren
  • Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë. 
  • Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë. 
  • Të ketë njohuri të avancuara në fushën e biznesit dhe bujqësisë.
  • Veti të mira analitike, dhe njohja e pasqyrave financiare. 
  • Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit.  
  • Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen edhe në gjuhën serbe dhe angleze. 
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.   
  • Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer. 

Zyrtari Kreditor Junior duhet të plotësoj kriteret:   

  • Përvoja e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ ose Bankë së paku 6 muaj.
  • Student/e apo ata/ ato të cilët e kanë përfundu Fakultetin Ekonomik, të Bujqësisë ose të ngjajshëm, që tregon interes për avancim profesional.  
  • Të ketë njohuri bazike në fushën e biznesit dhe bujqësisë. 
  • Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë. 
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe njohuri të shitjes. 
  • Veti të mira analitike dhe njohja e pasqyrave financiare. 
  • Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë. 
  • Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit.
  • Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen edhe në gjuhën serbe dhe angleze. 
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.   
  • Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer. 
  • Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected]

Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.  

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 07 Tetor 2024.