Zyrtar Kreditor për Rajonin e Rahovecit (Xërxë/Krushë), Zyrtar Kreditor për Rajonin e Malishevës
Data e publikimit
14-02-2025
Data e perfundimit
26-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
KosInvest hap konkurs pune për pozitat si në vijim: Zyrtar Kreditor – për Rajonin e Rahovecit – Xërxë/Krushë (një pozicion) Dhe Zyrtar Kreditor – për Rajonin e Malishevës (një pozicion) KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.
Kriteret e Nevojshme për Pozitën e Zyrtarit/es Kreditor/e janë:
- Diplomë bachelor në Menaxhment, Ekonomi, Financa, ose fushë tjetër relevante.
- Përvoja e mëparshme e punës/praktikës në një Institucion Mikrofinanciar ose Bankë është e preferueshme, por jo e domosdoshme.
- Të ketë njohuri bazë mbi proceset e kredidhënies dhe mënyrën e vlerësimit të rrezikut.
- Të jetë i/e gatshëm të arrijë objektivat dhe targetet e vendosura, duke ndjekur rregullat dhe procedurat e KosInvest.
- Aftësi për të punuar në bashkëpunim si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur kur kërkohet.
- Të jetë i/e aftë dhe i/e gatshëm për të punuar në mënyrë të drejtë me të gjitha grupet etnike.
- Të ketë njohuri të kërkesave ligjore dhe rregullative përkatëse në industrinë mikrofinanciare.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe (e folur dhe e shkruar). Njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi.
- Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
- Gatishmëri për të mësuar dhe përdorur sisteme të tjera, si Sistemi i Klientëve të Mikrofinancës.
- Të jetë i/e aftë dhe i/e motivuar për të punuar me njerëzit dhe për të ndihmuar në zhvillimin e komuniteteve lokale.
- Të ketë njohuri të rajonit përkatës duke përfshirë qytetin dhe fshatrat.
- Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer dhe të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda Kosovës.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected]
Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 26 Shkurt 2025.