Zyrtar Kreditor për Agro
Data e publikimit
26-11-2024
Data e perfundimit
26-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
KosInvest hap konkurs pune për
Zyrtar Kreditor për Agro
për Rajonin: Rahovec (një) dhe Viti (një)
KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhuar në Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvillimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.
Zyrtari Kreditor Agro duhet të plotësoj kriteret:
- Kërkohet Fakulteti i Ekonomisë, i Bujqësisë ose fushë tjetër relavante.
- Përvoja e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ ose Bankë.
- Kërkohet që të ketë përvojë në kredidhënie dhe përvojë pune në teren.
- Njohuri për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
- Aftësi për të punuar në terren dhe bashkëpunuar me klientë ruralë.
- Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë.
- Veti të mira analitike, dhe njohja e pasqyrave financiare.
- Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit.
- Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen edhe në gjuhën serbe dhe angleze.
- Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
- Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Të planifikoj aktivitete të marketingut në zonat e caktuara gjeografike, duke përdorur burime kreative të informimit sic janë: takimet, broshuat dhe materialet tjera të marketingut.
- Identifikimi dhe vlerësimi i klientëve potencialë agro.
- Menaxhimi i Delikuencës (Vonesave).
- Menaxhimi i punëve të përditshme të zyrës përkatëse dhe aktiviteteve ditore të zyrës atëherë kur kërkohet nga Menaxheri i Degës.
- Asistim i zyrës ligjore në rast të daljeve për ekzekutim, atëherë kur kërkohet nga Menaxheri i Degës.
- Të njoh të gjitha politikat dhe procedurat e KosInvest.
- Çdo detyrë tjetër sipas kërkesës nga Grupi Senior i Menaxhmentit të KosInvest dhe nga Menaxheri i Degës.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected]
Kujdes: Shëno pozitën dhe rajonin përkatës në CV dhe subjekt të emailit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 26 Dhjetor 2024.