www.ofertapune.net Zyrtar Kreditor (Gjilan) | PunaIme

Zyrtar Kreditor (Gjilan)

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Gjilan

Data e publikimit

25-03-2025

Data e perfundimit

02-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

KosInvest hap konkurs pune për pozitën:

Zyrtar Kreditor – për Rajonin e Gjilanit  (një pozicion)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive. 

Kriteret e Nevojshme për Pozitën e Zyrtarit/es Kreditor/e janë:

  • Diplomë bachelor në Menaxhment, Ekonomi, Financa, Bujqësi, ose fushë tjetër relevante.
  • Minimumi një (1) vit përvojë pune ose praktike në një Institucion Mikrofinanciar dhe/ose Bankë.
  • Të ketë njohuri bazë mbi proceset e kredidhënies dhe mënyrën e vlerësimit të rrezikut.
  • Të jetë i/e gatshëm të arrijë objektivat dhe targetet e vendosura, duke ndjekur rregullat dhe procedurat e KosInvest.
  • Aftësi për të punuar në bashkëpunim si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur kur kërkohet.
  • Të jetë i/e aftë dhe i/e gatshëm për të punuar në mënyrë të drejtë me të gjitha grupet etnike.
  • Të ketë njohuri të kërkesave ligjore dhe rregullative përkatëse në industrinë mikrofinanciare.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe (e folur dhe e shkruar). Njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe përdorur sisteme të tjera, si Sistemi i Klientëve të Mikrofinancës.
  • Të jetë i/e aftë dhe i/e motivuar për të punuar me njerëzit dhe për të ndihmuar në zhvillimin e komuniteteve lokale.
  • Të ketë njohuri të rajonit përkatës duke përfshirë qytetin dhe fshatrat.
  • Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer dhe të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda Kosovës.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected] 

Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.  

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 02 Prill 2025.