Zyrtar i Rrjetit në Terren
Data e publikimit
18-12-2024
Data e perfundimit
16-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
“Unioni Financiar Prishtinë” Agjent i Western Union Financial Services Inc për Kosovë ofron shërbimin Western Union transfer parash dhe shërbimin Arkëtime, Pagesa, Këmbimore dhe Kredi në më shumë se 170 lokacione në gjithë Kosovën.
Pozita: Zyrtar i rrjetit në terren
Përgjegjësitë:
- Kryen kërkesat për verifikimin e agjentëve dhe operatorëve të rinj
- Ndihmon në zgjerimin e rrjetit dhe hapjen e agjencive të reja, përfshirë plotësimin e dokumentacionit dhe bashkëpunimin me agjentët.
- Përdor dhe menaxhon materialet reklamuese për agjencitë e reja dhe ekzistuese.
- Zbaton politikat dhe procedurat e departamentit.
- Përgatit planin mujor në përputhje me planin vjetor të miratuar.
- Regjistron të dhënat dhe kontrollet e operatorëve në programin SAMS.
- Asiston punonjësit e agjencive në përmbushjen e detyrave të përditshme.
- Menaxhon mbylljen e agjencive dhe dorëzimin e materialeve dhe vulave.
- Mirëmban agjencitë ekzistuese dhe siguron funksionimin e duhur të rrjetit
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në fushë të ndërlidhur
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit
- Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office
-
Të jetë dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip në terren.
- Aftësi analitike/statistikore të mira
- Aftësi në fushën e cilësisë/proceseve biznesore
- Aftësi të forta ndërlidhëse dhe komunikuese
- Patent shofer
Për të aplikuar në këtë pozitë, ju lutem dërgoni CV-në tuaj përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose në email adresën: [email protected]
Afati I aplikimit do të jetë I hapur deri me 16.01.2025