www.ofertapune.net Zyrtar i Lartë për Shpronësime | PunaIme

Zyrtar i Lartë për Shpronësime

Kompania

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-07-2024

Data e perfundimit

19-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit                                     Grupi ligjor

Titulli i pozitës së punës               Zyrtar i Lartë për Shpronësime

Klasa e pozitës                               Profesional 1

Koeficienti/Paga                            5.75

Nr. i kërkuar                                    1

Kohëzgjatja e emërimit                 Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit                              21/06/2024

Afati për aplikim                            22/06/2024 – 21/07/2024

Institucioni                                     Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Departamenti                                 Departamenti i Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Divizioni                                          Divizioni i Çështjeve Juridiko – Pronësore

Vendi i punës                                 Prishtinë

Nr. i Referencës                             RN00014320

Kodi                                                   RPC0007859

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Kryen aktivitete administrative dhe profesionale që ndërlidhen me zbatimin e procedurave të shpronësimit;
  2. Ofron mbështetje ligjore dhe përgatit dokumentacionin e nevojshëm për shqyrtimin e kërkesave për shpronësim për projektet në nivelin nacional dhe lokal;
  3. Mban komunikimin e rregullt me Subjektet Kërkuese dhe Institucionet tjera qendrore dhe lokale gjatë trajtimit të kërkesave për shpronësim;
  4. Përgatitë dhe harton Propozim vendimet për shpronësim (Vendimi për kryerjen e punëve përgatitore, Vendimit për shqyrtim të mëtejme të kërkesës për shpronësim, Vendimit Preliminar mbi Ligjshmërinë e Shpronësimit, Vendimit Përfundimtar për Shpronësim);
  5. Përgatit dokumentacionin e nevojshëm dhe ndërmerr të gjitha veprimet që mundësojnë shpalljen e Vendimeve për shpronësim në Gazetën Zyrtare të Kosovës;
  6. Ofron mbështetje ligjore në përgatitjen e bazave ligjore, arsyeshmërive juridike, vendime dhe shkresa juridike që kanë të bëjnë në fushën e shpronësimit dhe kompensimit;
  7. Përgatitë dhe ndërmerr të gjitha veprimet që mundësojnë organizimin e dëgjimeve publike për shpronësim;
  8. Harton, përpunon, mirëmban procesverbalet dhe listat për dëgjime publike dhe shqyrton komentet dhe ankesat e dhëna gjatë dhe pas dëgjimeve publike të pranuara në formën verbale dhe të protokoluara;
  9. Përgatitë dhe trajton kërkesat e palëve dhe institucioneve që ndërlidhen dhe burojnë nga procesi i shpronësimit të pronave të paluajtshme dhe kompensimit të tyre;
  10. Ofron këshilla ligjore në aspektin ligjor për Divizionet e Departamentit që ndërlidhen me ekzekutimin e kompensimit të pronave në raste kur kemi konteste gjyqësore dhe padi nga palët;
  11. Krijimi, përditësimi dhe menaxhimi i databazës për të dhënat e Vendimeve për shpronësim, kërkesat për shpronësim, dëgjimet publike, procesverbalet dhe listat e dëgjimeve publike;
  12. Ofron mbështetje për Divizionin e Kompensimeve në lidhje me verifikimin e dokumentacionit pronësoro-juridik të pranuar nga palët për kompensim të pronës së shpronësuar sipas Vendimeve Përfundimtare;
  13. Kryen dhe detyra tera profesionale e administrative me kërkesë dhe udhëzime të mbikëqyrësit të drejtpërdrejt.

     2.  Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Juridik.
  • Kërkesat specifike: Nuk ka.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  1. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
  1. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 05/08/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

       7. Kriteret specifike shtesë

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Mënyra e aplikimit
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen