www.ofertapune.net Zyrtar i Lartë për Përkthime | PunaIme

Zyrtar i Lartë për Përkthime

Kompania

Komuna e Prishtinës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-09-2023

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit

Specialistë të Përkthimit dhe Interpretimit

Institucioni

Komuna Prishtinë

Nr. i Referencës

RN00012500

Kodi

RPC0006053

Data e njoftimit

08.09.2023

Afati për aplikim

29.09.2023 – 06.10.2023

 

 

 

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime për realizimin e këtyre objektivave;
  2. Ofron përkthime dhe interpretime gjuhësore për stafin e Komunës gjatë takimeve të ndryshme, intervistave, konferencave, etj.;
  3. Përkthen shkresat, dokumentet e ndryshme të Komunës dhe shkresat, dokumenteve që i adresohen ministrisë;
  4. Bën përkthimin me shkrim të materialeve dhe dokumenteve si: rregulloret, ligjet, broshurat, raportet e mediave, komunikatat për shtyp, etj;
  5. Bën përkthim/interpretimin simulant në takimet zyrtare, konferenca, seminare e të ngjashme;
  6. Ndihmon në përcaktimin dhe harmonizimin e terminologjisë , për shkresat dhe dokumentet e përkthyera si dhe saktësinë e tyre me kuptim , gramatikës dhe sintaksës;
  7. Mban bazën e të dhënave të informacioneve lidhur me përkthimet e bëra të të gjitha dokumenteve;
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet mënyrë të arsyeshme kohe pas kohe nga mbikqyrësi.
  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Diplomë e nivelit të pestë të Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK), për profesione deficitare (TIK);
  • Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti Filologjik – Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  1. Pozitat aktualisht të lira

 

Nr. i

Titulli i

Klasa e

Koeficien

 

Organizata /

Nr. i

 

Kodi

Referencë

Institucioni

pozitës

pozitës

ti

Vendi i punës

kërkuar

 

 

s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sektori për

 

 

RPC0005300

RN000116

Zyrtar i Lartë

Profesional 1

5.7

Komuna

Bashkëpunim

1

 

89

për Përkthime

Prishtinë

Ndërkombëtar

 

dhe Qytete /

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë

 

 

 

  1. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

  1. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nër hetime (jo më e vjetër se nga data e shpalljes se këtij konkursi)
  • Të gjithë kandidatët që kanë mbarruar studimet jashtë shtetit të Republikës së Kosovë si dhe nëpër Kolegjet Private brenda RKS-së, e që konkurojnë për këtë pozitë duhet që diploma e tyre (grada universitare të fituara) të jenë të njohura dhe te nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë
  1. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Ligji për zyrtar publik 06/L-114

Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës

  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

***VËMENDJE:

Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen këtij konkursi, paraprakisht pajtohen që kandidati që aplikon në këtë procedure të rekrutimit, pajtohet që në rast ankese gjatë procedurave të rekrutimit të bëjë ankesë vetëm online nëpërmjet sistemit SIMBNJ, dhe se çdo ankesë jashtë këtij sistemi nuk do të merret parasysh nga Sektori I Burimeve Njerëzore të Komunës së Prishtinës!

Linku se si të aplikoni përmes platformës SIMBNJ:

https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen