www.ofertapune.net Zyrtar i Lartë për pajtueshmëri në Sektori për Pajtueshmëri dhe Integritet | PunaIme

Zyrtar i Lartë për pajtueshmëri në Sektori për Pajtueshmëri dhe Integritet

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

31-05-2024

Data e perfundimit

21-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

KONKURS 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës

Zyrtar i lartë për pajtueshmëri në Sektori për Pajtueshmëri dhe Integritet (një vend pune).

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Obligohet diplomë universiteti në fushën e drejtësisë, të ekonomisë apo të ngjashme – kandidatët që posedojnë certifikime në fushën e pajtueshmërisë rregullativë, parandalim të mashtrimeve apo auditimit të brendshëm do të kenë përparësi;
  • Obligohet të ketë së paku 3 vjet përvojë pune në Bankë apo institucione financiare – përparësi do të kenë kandidatët me përvojë pune në fushën e pajtueshmërisë rregullativë, parandalim të mashtrimeve apo auditim të brendshëm;
  • Obligohet të këtë njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur Aftësi të mira komunikuese, ndër-personale dhe prezantuese;
  • Shkathtësi të mira kompjuterike.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Monitoron ndryshimet ligjore dhe rregullativë;
  • Koordinimi i aktiviteteve të Bankës drejt harmonizimit në pajtueshmëri me legjislacionin, rregulloret dhe udhëzimet e lëshuara nga rregullatori apo autoritetet tjera vendore, dhe në pajtueshmëri me politikat dhe procedurat e sektorit për pajtueshmëri dhe integritet dhe Standardet e NLB Grupit;
  • Ndihmon Drejtorin e Sektorit në përgatitjen e Politikave dhe Procedurave të Pajtueshmërisë dhe Integritetit, dhe udhëzimeve të tjera të fushës në përputhje me kërkesat e rregullatorit vendor dhe në pajtueshmëri me kërkesat që dalin nga Standardet e Pajtueshmërisë të NLB Grupit;
  • Ndihmon Drejtorin e Sektorit në përgatitjen e planit vjetor – aktiviteteve që ndërlidhen me sektorin për pajtueshmëri dhe integritet;
  • Ndihmon Drejtorin e Sektorit në organizimin dhe mbajtjen e aktiviteteve lidhur me edukimin, trajnimin, dhe ndërgjegjësimin e punonjësve të Bankës në temat që ndërlidhen me etikën dhe integritetin, konfliktin e interesit, korrupsionit, parandalimin e mashtrimeve etj.; 
  • Kryen kontrolla të pajtueshmërisë në proceset afariste të Bankës;
  • Në përputhje me aktet e brendshme të pajtueshmërisë ndihmon në kryerjen e hetimeve (preliminare dhe finale) të rasteve të raportuara për sjellje të dëmshme të dyshuara;
  • Vlerësimin e rreziqeve të pajtueshmërisë (menaxhimi i rreziqeve të produkteve, shërbimeve, proceseve, investimeve, projekteve etj.);
  • Vlerëson përshtatshmërinë e mbajtësve të funksioneve kyçe në bankë (Fit & Proper), në përputhje më aktet e brendshme të Bankës; 
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve të pajtueshmërisë në baza tremujore dhe vjetore;
  • Përkrahë njësitë organizative të Bankës duke ofruar opinione, këshilla dhe propozime në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme që ndërlidhen me aktivitetet e Bankës; 
  • Mirëmban shënimet lidhur me sjelljet e dëmshme të raportuara, dhe shënime (evidencat) tjera që ndërlidhen me aktivitetet e fushës së pajtueshmërisë dhe integritetit, si dhe bënë evidentimin e ngjarjeve nëpër aplikacionet (softver) përkatëse të bankës. 
  • Kryen punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës sipas kërkesës së Drejtorit të Sektorit.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 8 qershor 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.