Zyrtar i Lartë për Elektrikë
Data e publikimit
29-09-2023
Data e perfundimit
27-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Pejë shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit |
Specialistë të inxhinierisë Elektrike |
Institucioni |
Komuna Pejë |
Nr. i Referencës |
RN00012506 |
Kodi |
RPC0006059 |
Data e njoftimit |
08.09.2023 |
Afati për aplikim |
29.09.2023 – 09.10.2023 |
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Ben planifikimin e infrastruktures së ndriqimit publik të qytetit dhe perpilon programin dhe dinamiken për realizimin e këtij plani
- Mbikqyr realizimin e programit për ndriqimin publik të rrugëve të qytetit si dhe harton projekte për ndriqimin e rrugëve të reja
- E bënë mbikqyrjen dhe monitorimin sistematik të pikave ndriquese të qytetit për të konstatuar gjendjen faktike të pikave ndriquese
- Mbikqyr dhe monitoron kryerjen e punëve nga operatorët lidhur me zbatimin e projekteve të ndriqimit publik
- Përkujdeset për sigurimin dhe marrjen e pëlqimeve për dokumentacionin e projekteve
- Përpunon shënimet e duhura dhe përgadit tenderin dhe dokumentacionin për shpalljen e tenderit gjegjësisht licitim.
- Kryen edhe pun tjera të kësaj natyre (punët e elektors) për objektet komunale sipas urdhërit të Shefit të Sektorit për të cilen i përgjigjet për punen e vetë.
- Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
- Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
- Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti Elektro
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
- Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar
- Pozitat aktualisht të lira
|
Nr. i |
Titulli i |
Klasa e |
Koeficien |
|
Organizata / |
Nr. i |
|
Kodi |
Referencë |
Institucioni |
||||||
pozitës |
pozitës |
ti |
Vendi i punës |
kërkuar |
||||
|
s |
|
||||||
|
|
|
|
|
|
|
||
RPC0005802 |
RN000122 |
Zyrtar i Lartë |
Profesional 1 |
GJ11 – |
|
Sektori për |
|
|
Komuna Pejë |
shërbime |
1 |
||||||
|
26 |
për Elektrikë |
|
6.56 |
|
publike / |
|
- Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë); –
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit);
- Kopjet e dëshmisë së punësimit;
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
- Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore).
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
- Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Njohuritë, aftësit dhe cilësitë kryesore të domosdoshme të kërkuara për Grupin Specialist te drejtimit te kerkuar.
- Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen