Zyrtar i Lartë për E-banking
Data e publikimit
24-07-2024
Data e perfundimit
23-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS TË JASHTËM
Për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:
- Zyrtar i lartë për E-banking në Sektorin për Kartela dhe E-banking ( një vend pune);
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universiteti në fushën e ekonomisë, menaxhimit, administrimit të biznesit, teknologjisë së informacionit ose lëmi të ngjashme;
- Së paku 3 vite përvojë pune në pozita të ngjashme ose në zhvillim të aplikacioneve të telefonisë në fushën financiare;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- T’i njohë gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njëkohësisht e obligueshme njohja e gjuhës angleze;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Planifikimi strategjik: krijimi dhe zbatimi i strategjive për zhvillimin e shërbimeve elektronike, mobile dhe SMS;
- Drejtimi i projekteve: Menaxhimi dhe koordinimi i projekteve për përmirësimin e shërbimeve ekzistuese dhe zhvillimin e veçorive të reja;
- Hulumtimi i trendeve: Analizimi i trendeve të reja në teknologjitë bankare për të qëndruar përpara konkurrencës;
- Koordinimi ndërmjet njësive tjera të Bankës: Bashkëpunimi me IT, marketing, dhe shërbimin ndaj klientit për të siguruar një përvojë të integruar për klientët;
- Monitorimi i kërkesave ditore të regjistruara për shfrytëzues të ri të shërbimit NLB E-Klik dhe M-Klik nga njësitë e Bankës;
- Monitorimi dhe Raportimi: Analiza e performancës së platformave dhe ofrimi i raporteve mbi përmirësimet e mundshme.
- Zhvillimi i produkteve të reja: Identifikimi dhe zbatimi i mundësive për inovacion në produktet dhe shërbimet ekzistuese dhe ofrimi i përkrahjes teknike
- Monitorimi dhe menaxhimi i të drejtave të punëtorëve dhe të kërkesave dhe ankesave të klientëve në aplikacionin për menaxhimin e shërbimit eKlik dhe mKlik;
- Menaxhimi i produktit SMS Banking dhe aplikacioneve të ndërlidhura me të;
- Testimi i produkteve dhe versioneve të reja lidhur me E-Banking, M-Banking dhe SMS Banking;
- Përcjellja e trendëve moderne, zhvillimin e produkteve eKlik dhe mKlik si dhe raportimi i problemeve te operatorët e jashtëm;
- I raporton direkt Drejtorit të Sektorit të Kartelave dhe E-banking.
- Kryen edhe punë dhe detyra tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës dhe sipas kërkesës së të Udhëheqësit të drejtpërdrejt.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 1 gusht 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.