www.ofertapune.net Vende të lira pune | PunaIme

Vende të lira pune

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-02-2023

Data e perfundimit

29-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS PUBLIK për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës

Zyrtar i lartë për biznes dokumentar në Divizionin për Pagesa dhe Thesar (1 vend pune):

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fakultetin ekonomik, administrim biznesi ose të ngjashme;
  • Obligohet të ketë së paku 3 vjet përvojë pune në shërbimet bankare ose të ngjashme;
  • Aftësi të mira të komunikimit;
  • Aftësi analitike;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht te programit MS Excel;
  • Obligohet njohja e mirë e gjuhës

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Pranon dhe shqyrton kërkesat për garancione ndërkombëtare dhe letër kredi (L/C);
  • Jep këshilla filialeve lidhur me garancionet dhe L/C-të;
  • Kontrollon tekstet e garancioneve vendore të përgatitura nga filialet;
  • Kompleton dokumentacionin për garancione ndërkombëtare dhe L/C, në bazë të procedurave për garancione dhe L/C;
  • Kryen veprimet e duhura lidhur me faktoring, sipas procedurës për faktoring;
  • Përcjell gjendjen e garancioneve aktive dhe L/C-ve;
  • Pranon dokumentacionin nga bankat e jashtme për garancione dhe L/C dhe i kontrollon në tërësi;
  • Përgatit raportet e kërkuara nga udhëheqësi i drejtpërdrejt;
  • Shqyrton problematikat e shërbimit dhe propozon zgjidhje për kryerjen sa më të mirë;
  • Regjistrimi /kontrollimi i komisioneve te debituara nga bankat tjera sipas garancioneve, L/C dhe produkteve tjera me te cilat merret kjo njësi;
  • I raporton Drejtorit të Sektorit për garancionet dhe L/C-të problematike;
  • Kryen punë dhe detyra tjera që i jepen nga udhëheqësi në hierarki sipas nevojë që lidhen me vendin e punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune deri më datën 3 mars 2023. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.