www.ofertapune.net Zyrtar i Lartë për Arkitekturë | PunaIme

Zyrtar i Lartë për Arkitekturë

Kompania

Komuna e Prishtinës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-05-2023

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Arkitekturë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit:                                    Specialistë të Arkitekturës
Institucioni:                                      Komuna Prishtinë
Data e njoftimit:                              02.05.2023
Afati për aplikim:                            23.05.2023 – 30.05.2023
Nr. i Referencës:                             RN00011579
Kodi:                                                 RPC0005197
 
  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin, për zbatimin e projekteve, shërbimeve dhe produkteve përkatëse në fushën profesionale specifike;
  • Kryen detyrat e parapara në planet e punës të miratuara në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, Brenda afateve kohore të caktuara;
  • Bën hulumtime, analiza, vlerësim të opsioneve dhe rekomandime për shqyrtim nga nivelet e larta rreth detyrave ose projekteve të specializuara të miratuara;
  • Udhëheqë grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë;
  • Ofron këshilla për stafin Brenda njësisë organizative për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Ofron këshilla në fushën e ekspertizës së kërkuar brenda institucionit;
  • Koordinon punën me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon, sipas nevojës , me autoritetet e jashtme;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohë
  • Sigurohet që përzgjedhja e bimëve të përmbushë kushtet e dizajnit, kualitetit dhe të biodiversitetit;
  • Ndërton strategji për funksionalitetin e hapësirave të gjelbëruara;
  • Organizimi i hapësirave për aktivitete të cilat mbahen dhe planifikohen nga organizata të ndryshme apo edhe nga vet qytetarët në hapësira të gjelbërta komunale;
  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar:. Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti i Arkitekturës
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  1. Pozitat aktualisht të lira

  1. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

  1. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
  • Certifikat e gjykates qe nuk jeni nen hetime (jo me e vjeter se nga data e shpalljes se ketij konkursi).
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë
  1. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Ligji për zyrtar publik 06/L-114

Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës

  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen