Zyrtar i Lartë në Departamentin e Pagesave
Data e publikimit
19-03-2025
Data e perfundimit
28-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
IFJB “CAPITAL”, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës në Departamentin e “Pagesave”, pozita – Zyrtar i Lartë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përpilimi i raporteve të pagesave për bashkëpunëtorët;
- Asistimi i stafit në proceset e pagesave;
- Përgatitja e dokumenteve dhe manualeve për produktet e reja;
- Sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret dhe politikat e kompanisë;
- Raportimi te menaxheri për aktivitetet dhe çështjet e identifikuara;
- Përmbushja e detyrave të tjera sipas kërkesës së menaxherit.
Kushtet që duhet plotësuar për pozitën e shpallur:
- Diplomë Universitare nga Fakulteti Ekonomik,
- Shkathësi kompjuterike përkatëse (MS Excel, Word, PowerPoint),
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe serbokroate (e preferueshme),
- Aftësi të mira analitike,
- Aftësi të mira komunikimi,
- Preferohet së paku 3 vite eksperiencë pune (në sektorin bankarë e preferueshme)
Kandidati/ja duhet t’i dorëzojë këto dëshmi:
- CV-në,
- Kopja e dokumentit të identifikimit,
- Diploma e përgatitjes profesionale,
- Dëshminë për përvojën e punës,
- Referencat si dhe certifikatat tjera profesionale,
- Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 3 muaj).
Aplikimi mund të bëhet përmes butonit “Apliko Këtu” ose e-mailit; [email protected]
Afati i aplikimit është deri më datë 28.03.2025