Zyrtar i Lartë Ligjor
Data e publikimit
17-01-2025
Data e perfundimit
14-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ligj & Legjislacion
1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Harton legjislacionin primar dhe sekondar që ndërlidhet me fushën e përgjegjësisë së ministrisë si dhe bënë formatizimin si dhe kujdeset që përmbajtja e legjislacionit të jetë e saktë dhe identike në gjuhët zyrtare;
- Bën hulumtime dhe analiza që ndërlidhen me aktet normative brenda fushës së përgjegjësisë së ministrisë dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e ministrisë;
- Identifikon dhe ofron propozime për përmirësimin e procedurave dhe teknikave të hartimit dhe harmonizimit të legjislacionit;
- Ofron këshilla, rekomandime dhe opinione ligjore të kërkuara per legjislacionin nga fushë veprimtaria e ministrisë, brenda afateve të caktuara ligjore;
- Udhëheq grupet punuese sipas rastit për hartimin dhe zhvillimin e legjislacionit primar dhe sekondar dhe siguron që përmbajtja dhe forma e projekt akteve ligjore të jetë sipas standardeve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
- Siguron pajtueshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kushtetutën, me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës si dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian;
- Përgatit Deklaratën e Përputhshmërisë dhe Tabelat e Përputhshmërisë me Acquis të BE-së per projektligjet dhe projekt aktet nënligjore të Ministrisë për ministrinë përgjegjëse për integrim evropian;
- Harton aktet tjera juridike, kontrata, propozim vendime, marrëveshje nga fushë veprimtaria e ministrisë, metodologji dhe procedura për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit;
- Diskuton rezultatet e punës me eprorin e tij dhe i referohen atij vetëm në rastet e problematikave apo çështjeve jo të zakonshme;
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen nga mbikëqyrësi në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.
2.Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Juridik;
- Kërkesat specifike: Njohja e gjuhës angleze së paku në nivelin B2 sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (Common European Framework of Reference – CEFR);
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
4. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën e hartimit të politikave dhe legjislacionit vendor dhe të BE-së;
- Njohuri te thella ne harmonizimin e legjislacionit me Acquis të BE-së dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
- Nivel të lartë të njohurive profesionale për Kushtetutën e Kosovës, legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë dhe e legjislacionit të BE-së si dhe të kuptuarit e çështjeve që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
- Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
5. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit (nëse ka);
- Kopjen e Certifikates për njohjen e gjuhës angleze së paku në nivelin B2 sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (Common European Framework of Reference – CEFR) ose diplomën e studimeve të përfunduara në gjuhen angleze,
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 01/03/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
7.Kriteret specifike shtesë
8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
9. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
10. Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik
(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen