Zyrtar i Lartë Ligjor
Data e publikimit
29-04-2024
Data e perfundimit
24-07-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ligj & Legjislacion
Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Punëve të Brendshme shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit Grupi ligjor
Titulli i pozitës së punës Zyrtar i Lartë Ligjor
Klasa e pozitës Profesional 1
Koeficienti/Paga Profesional 1-Koeficienti 5.75
Nr. i kërkuar 1
Kohëzgjatja e emërimit Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit 26/04/2024
Afati për aplikim 27/04/2024 – 26/05/2024
Institucioni Ministria e Punëve të Brendshme
Departamenti Departamenti Ligjor
Divizioni Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të legjislacionit
Vendi i punës Prishtinë
Nr. i Referencës RN00013909
Kodi RPC0007448
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Harton legjislacionin primar dhe sekondar që ndërlidhet me fushën e përgjegjësisë së ministrisë si dhe bënë formatizimin si dhe kujdeset që përmbajtja e legjislacionit të jetë e saktë dhe identike në gjuhët zyrtare;
- Bën hulumtime dhe analiza që ndërlidhen me aktet normative brenda fushës së përgjegjësisë së ministrisë dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e ministrisë;
- Identifikon dhe ofron propozime për përmirësimin e procedurave dhe teknikave të hartimit dhe harmonizimit te legjislacionit;
- Ofron këshilla, rekomandime dhe opinione ligjore të kërkuara per legjislacionin nga fushë veprimtaria e ministrisë, brenda afateve të caktuara ligjore;
- Udhëheq grupet punuese sipas rastit për hartimin dhe zhvillimin e legjislacionit primar dhe sekondar dhe siguron që përmbajtja dhe forma e projekt akteve ligjore të jetë sipas standardeve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
- Siguron pajtueshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
- Harton aktet tjera juridike, kontrata, propozim vendime, marrëveshje nga fushë veprimtaria e ministrisë, metodologji dhe procedura për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit;
- Diskuton rezultatet e punës me eprorin e tij dhe i referohen atij vetëm në rastet e problematikave apo çështjeve jo të zakonshme;
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen nga mbikëqyrësi në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.
2.Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
- Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor): Fakulteti Juridik.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
- Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- njohuri të thella dhe të specializuara në fushën e hartimit të politikave dhe legjislacionit;
- nivel të lartë të njohurive profesionale për Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë dhe të kuptuarit e çështjeve që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
- njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
- aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;
- njohja e gjuhëve të huaja (e preferueshme).
- Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
- Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 10/06/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
7. Kriteret specifike shtesë
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
- Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen