www.ofertapune.net Zyrtar i Lartë Kundër Mashtrimit me Kartela | PunaIme

Zyrtar i Lartë Kundër Mashtrimit me Kartela

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09-02-2024

Data e perfundimit

29-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, rishpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNES:

Zyrtar i lartë kundër mashtrimit me kartela në Sektorin për Kartela dhe E-banking ( një vend pune);

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Obligohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet të ketë së paku 3 vjet përvojë pune në institucione financiare
  • Obligohet të ketë paku 1 vit përvojë pune, në punët dhe detyrat për parandalim të mashtrimit me kartela;
  • Aftësi të theksuara në të kuptuarit e biznesit me kartela dhe përvojë në administrimin dhe parandalimin mashtrimit më kartela;
  • Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në software anti-fraud e të ngjashme;
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese;
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze.

 PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përcjellja e kërkesave dhe standardeve të sigurisë të mbajtësve të licencave (MC, Visa) dhe propozimi dhe zbatimi i masave të nevojshme,
  • Përcjellja e alerteve dhe risqeve që vine nga palët e ndërlidhura (MC, Visa, qendra procesuese etj. ) dhe propozimi dhe zbatimin e masave të nevojshme,
  • Inicimin e zbatimit të ndryshimeve, që rrjedhin nga rregullat e reja të mbajtësve të licencave apo synimi për të përmirësuar operimet;
  • Përgatitja dhe azhurnimi i dokumenteve strategjike dhe akteve tjera të Bankës që kanë të bëjnë me menaxhimin e riskut në operimet me kartela (politikat, strategjitë, doracakët, etj….),
  • Vendosja e parametrave për monitorimin e mbajtësve të kartelave dhe afaristëve (parametrave shtesë / kërkesave për monitorim në Qendrën e thirrjeve, rregullat e reja afariste në aplikim për monitorimin e përditshëm dhe zhvillimet shtesë…), si dhe posedimi dhe ruajtja e parametrave Stand-In për MC dhe Visa;
  • Posedimi dhe ruajtja e aplikacionit për monitorimin e përditshëm (DMS) dhe pjesës së përdoruesve të Rregullores  (Risive, kërkesave për zhvillime shtesë …);
  • Inicimi i ndryshimeve në Rregulloret e tjera nga fusha e operimeve me kartela (Bankomate dhe POS terminale) dhe përgatitja e bazave për ndryshimet e nevojshme (Doracaku për komercialistët, Manuali për PM, lidhja e kontratave me afaristët, …);
  • Përpilimi i raporteve mbi mashtrimet me kartela: çdo tre muaj, dy herë në vit dhe vjetore për Komitetin për Siguri dhe Bordin Udhëheqës të Bankës;
  • Paraqitja para gjykatës dhe përgatitja e kërkesave- pretendimeve në para (pecuniary claims) si dhe bashkëpunimi dhe komunikimi me subjektet e jashtme: policinë, bankat e tjera, MasterCard, Visa dhe njësitë e tjera organizative në Bankë;
  • Person kontaktues për çështjet e sigurisë për qendrën e procesimit Bankart, MC dhe Visa, koordinimin e masave përkatëse varësisht nga situata (veprimet në rast incidenti), dhe SHBK;
  • Përgatitja e raporteve mujore, kuartale dhe vjetore te Sektorit të Kartelave dhe E-Banking lidhur me planin dhe realizimin e targeteve të parashikuara me kartela për nevoja të këshillave te brendshme te Bankës.
  • Kryen edhe punë dhe detyra tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 16 shkurt 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.