www.ofertapune.net Zyrtar i Lartë Kreditor | PunaIme

Zyrtar i Lartë Kreditor

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Drenas , Skenderaj

Data e publikimit

23-01-2025

Data e perfundimit

08-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

KosInvest hap konkurs pune për pozitën si në vijim:

Zyrtar i Lartë Kreditor – për Rajonin e Drenasit/Skenderajt

(një pozicion)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive. 

Kriteret e Nevojshme për Pozitën e Zyrtarit/es së Lartë Kreditor/e • Diplomë bachelor në Menaxhment, Ekonomi, Financa, ose fushë tjetër relevante.

  • Përvojë e mëparshme e punës të paktën 2 vjeçare, në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ose Bankë, veçanërisht në rolin e Zyrtarit Kreditor.
  • Të jetë i/e aftë të udhëheqë proceset e kredidhënies.
  • Njohuri të mira të parimeve të mikrofinancës, praktikave të huadhënies dhe vlerësimit të rrezikut.
  • Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur targetet e kredidhënies, duke ndjekur standardet dhe procedurat e institucionit.
  • Aftësi për të punuar në bashkëpunim si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur kur kërkohet.
  • Të jetë i/e aftë dhe i/e gatshëm për të punuar në mënyrë të drejtë me të gjitha grupet etnike.
  • Të ketë njohuri të kërkesave ligjore dhe rregullative përkatëse në industrinë mikrofinanciare.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe (e folur dhe e shkruar). Njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe përdorur sisteme të tjera, si Sistemi i Klientëve të Mikrofinancës.
  • Të jetë i/e aftë dhe i/e motivuar për të punuar me njerëzit dhe për të ndihmuar në zhvillimin e komuniteteve lokale.
  • Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer dhe të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda Kosovës.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected] Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.  

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 08 Shkurt 2025