www.ofertapune.net Zyrtar i Kontrollit të Brendshëm | PunaIme

Zyrtar i Kontrollit të Brendshëm

Kompania

Finca Kosovo

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-02-2024

Data e perfundimit

20-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

ZYRTAR I KONTROLLIT TË BRENDSHËM  

Departamenti i Riskut – Zyre Qendrore

PËRGJEGJËSITË:

  • Kryen kontrollë në teren per të verifikuar respektimin e Politikave dhe Procedurave të rrezikut kreditor,
  • Kryen kontrolle për aktivitetet dhe proceset e ndryshme ne zyrën qendrore për të verifikuar implementimin e saktë te Politikave dhe Procedurave të Institucionit,
  • Angazhohet në kontrolle te aktiviteteve të ndryshme në proceset të cilat mund të jenë më të dyshimta apo mund të kërkohet kontrolle nga Mbikeqyrësi dhe Bordi Menaxhues,
  • Realizon detyrat e punës të cilat janë ta parapara me planin e punës,
  • Përgatit raporte për kontrollet e realizuara dhe të njejtat I dergon tek Mbikeqyresi i tij/saj. Gjithashtu, jep rekomandime per të adresuar leshimet dhe rreziqet e identifikuara. Te njejtat kerkohen te monitorohen per implementimin e tyre te suksesshëm.
  • Angazhohet në verifikimin e implementimit e saktë të kërkesave të rregullatorit për të siguruar pajtueshmërine me rregulloret e aplikueshme.

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universiteti në Ekonomi, Financa apo Matematikë Financiare
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në përpilime të raporteve;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patent shoferit është i domosdoshëm.

Ju lutem aplikimin ta bëni online përmes faqes së internetit www.fincakosovo.org.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të       barabartë. Afati i aplikimit deri me 20.02.2024.

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 19 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.